Dhe harroj…Nikollë Loka


Nikolle Loka

Dhe harroj…

Ëndrrat i shoh mbi gjeth

si një fllad bore,

kur gjethi s’ka dal

e bora s’ka shkri…

Para se ajo ditë të vijë,

mbetem

me ëndrrën e fundit përdore,

pranë një kroj,

ku më rrëmben një balladë pranverore,

e më çon te një hije ftoj,

dhe harroj…

Harroj

se lulet janë ende në syth,

dhe borë mund të bie sërish…

Molla dhe gurët

Një kokërr mollë

i ra në kokë

të mençurit Njuton,

veç një fije floku

iu dridh.

Mendimi njerëzor

iku prej gjendjes zero,

siç ndodhin

gjërat e mëdha

krejt rastësisht.

Ajo pemë,

veç atë

kokërr mollë kishte,

por njëzit presin

mollën tjetër si dikur,

e s’duan t’ia dijnë

se kur vjen fati,

dhe s’ikin,

sikur molla

të lëshonte dhe gurë.

Njerëzimi

është marrë peng,

prej mollës së ndaluar,

që mendimin e lēvizi dikur,

mbi kokë të Njutonit

u flijuan të ardhmet,

u rrëzua një mur.

Po lutemi

në pritje

të mëkatit a të fatit!

Retë e zeza

Një cope shpresë

në hapësirat e kthjellta

u shkri.

Ndër flakë krijohen

shtatë rrathë horizontesh.

Nga e hëna të djelën

largohet shpirti nga zemra

e ftohet.

Dhe zemra

i kthehet rrahjes së parë

e ndalohet.

Shpirti kapërcen

përtej rrethit të shtatë,

vetasgjësohet!

Retë e zeza

e ftohin me shi,

me vetëtima

e ngrohin.