Ëndrrës- Aleksandra Arshiaj


Endrres ,i besova shpirtin,

Vetes ,botën për një çast.

U ndala në dritëra ,të largëta vegimesh,

Kur diferenca ,na ndante kaq larg…!

Kisha kohë, që malli më kish marrë,

Shpirtin ,ta lija në lirinë e tij.

Larg, kaq larg tundimesh,

Të shfaqej mes një ëndërre pa kufij.

Sinjale që shttangin botën relae ,

Jeto e lirë më thanë :

Pëllumb i paqes më sillte ,dritë-hije

Aq larg sa ishim, por gjëndeshim kaq pranë.

Atë çast ,ëndrrës i besova ,

Për të qën si pëllumb i paqes ,i lirë…

Ndërmjet ëndërrës kaq pranë qëndrova,

Për të fluturuar ,në qiellin e lirë.

Zgjodha ,mes qiellit dhe tokës,

Krahët t’ia fal lumturisë.

Yjet zili i pata asaj ëndërre,

Për qëndrimin e tyre pa rënie, “të dlirë”…!