Fqinjët do të jenë më të qetë me Shqipërinë Natyrale…Koço Danaj


Koço Danaj

……Fqinjët do të jenë më të qetë me Shqipërinë Natyrale, sepse ajo do të “prodhojë” vetëm paqe dhe stabilitet në Ballkan. Mjafton një shëmbull për të gjithë fqinjët: Ka më shumë se 20 vjet që minoriteti grek në Shqipëri voton në shumicë dërrmuese për partitë politike shqiptare. Përse? Sepse e ka parë në praktikë se Kombi shqiptar edhe në kulmin e varfërisë së tij, minoritetet I ka trajtuar më mirë se vehten e tij. Eshtë një Vlerë Europiane. Luftën nuk e do askush, paqen e duan të gjithë. Një rajon destabilizohet kur problemet fshihen, jo kur ato thuhen hapur. Partizanët e Paqes në rajon, Bruksel dhe Uashington do të mbështësin Shqipërinë Natyrale, sepse kështu mbështesin stabilitetin, paqen, progresin dhe civilizimin. Ata që kundërshtojnë sot Shqipërinë Natyrale, duan trazira, duan Luftë, ata duan të zëvëndësojnë Pëllumbat e Paqes me Shigjetat e Luftës. Kjo është e vërteta historike dhe aktuale. Të pohosh të kundërtën vetëm mashtron. Por dhimbja e së vërtetës është më e lehtë se dhimbja e mashtrimit…….
(Nga “Platforma e Shqipërisë Natyrale”