Marsi i keq-Defrim Selmani


MARSI I KEQ

S’di pse Marsi me kujton,
neveri, dhimbje dhe frikë??!
Kur armët morë për luftë
dhe zumë istikame dhe pritë!!

Të derdhnim plumba mbi kë?
Armiku ishim ne vetë!
Armiq mes nesh s’ish asnjë
e kishim në mendjen e shkretë!

U gjendëm të gjithë armatosur,
mberthyer për luft e dyfek,
u bëmë kokë e marrosur,
trima të dhjere në brek!!

Vetvetes armiq kanosur,
u bë tmerr ajo Pranverë,
për qefin tonë inatosur,
jetuam si lepuj në ferrë!!

Prej plumbash qorrë marrosur,
të gjithë binim erë të dhjerë
dhe armët mbanim krekosur,
ja tundnim vetes së mjerë…

Po ç’qe kjo pranverë e zezë,
që mendjes akoma nuk hiqet,
kujt truri ju këthye në vezë,
e popullit i mbolli rreziqet???!