Mbresa nga leximi veprës studimore “Mali Tomor” mbartës i të vërtetave të historisë së lashtë të njerëzimit” me autor Përparim Zaimi-Bashkim Saliasi


Mbresa nga leximi veprës studimore “Mali Tomor” mbartës i të vërtetave të historisë së lashtë të njerëzimit” me autor Përparim Zaimi-Bashkim Saliasi

PROLOG

Dy ditë para se të mbyllej viti 2024 udhëtova për në qytetin e Durrsit për tu takuar me mikun tim Profesor Përparim Zaimi, i cili para disa ditësh më kishte bërë me dije se kish botuar veprën e tij studimore kushtuar Malit të shenhtë Tomorr. Data shënoi 29.12.2024. Herët në mëngjes mora rrugën për te terminali i autobuzave dhe në ora 8 të mëngjesit zbrita në qytetin e Durrësit afër ish stacionit të trenit. Ishte Akoma herët dhe nuk i shqetësova të dy miqtë e mi, profesor Përparimin dhe kolegun tim në mësuesi Kastriot Kapllani, që të dy me banim në qytetin e Durrës.

U ula në një kafe në pritje të takimit me miqtë e mi pas orës 9- të, pasi kjo ditë qëlloi e djelë dhe nuk desha tu prish qetësinë e mëngjesit. Pas orës 9-të  i telefonova mikut tim Kastriot Kapllani dhe i tregova se gjendesha në Durrës afër stacionit të trenit. Nuk vonoi dhe pasi u takuam të dy pyetëm njëri-tjetrin për shëndetin e familjeve tona dhe më pas i telefonuam profesor Përparimit.  I treguam vendndodhjen tonë dhe përgjigja e tij ishte; – më prisni se nuk vonohem.

U takuam të përmallshëm sepse kishim shumë kohë që para vitit pandemik që nuk kishim pasur rast të takoheshim nga afër, por vetëm kishim komunikuar në telefon. Të tre së bashku morëm rrugën për në kafen më të afërtë. Pas porosisë që dhamë nxora nga çanta librin tim me poezi të botuar kohët e fundit me titull “Mali shenjtë Tomor”. Profesori e mori në dorë dhe pasi e “përkëdheli” me të dyja duartë më uroj me fjalët më të ëmbla që burojnë nga thellësia e zemrës. Në të njëjtën kohë nxorri nga xhepi stilolapsin dhe shkroi dedikimin në librin dhuratë, “Mali Tomor mbartës i të vërtetave të historisë së lashtë të njerëzimit” me dedikim: – “Mikut tim dhe poetit të Dobrushës, Bashkim Saliasi! Me respekt Përparim Zaimi 29.12.2024. të njëjtën veprim bëri dhe për librin dhuratë për mikut tonë Kastriot Kapllani.

Biseda në tavolinë me profesor Përparimin zgjati gati një orë e gjysëm, por ne na u duk se koha kaloi shumë shpejtë dhe për mos e lodhur i kërkuam leje dhe u çuam nga kfaja ku ishim ulur. Profesor Përparimi më shoqëroi deri te stacioni autobuzit dhe mendimet që shkëmbyem bashkërishtë ishin mjaftë interesante. U ndava nga profesori me përshtypjet më të mira.

Gjatë rrugës për në Tiranë në autobuz u “zhyta” në leximin e veprës studimore të mikut tim Kapiten Përparim Zaimi dhe kur autobuzi mbrriti te terminal fatorinua më kujtoj se arritën në destinacion dhe më duhet të zbrisja. E falenderova fatorinon dhe mora rrugën për në shtëpi…

MBRESA PAS LEXIMIT TË VEPRËS STUDIMORE DHE MENDIME TË PËRJETUARA

Që në krye të radhës dua të theksoj se, unë dhe autori librit, miku im Përparim Zaimi jemi bashkëfshatar nga Dobrusha. Ndryshimi midis nesh është se profesori është rritur dhe shkolluar në qytetin antik të Durrësit, kurse unë fëmijërinë dhe shkollimin deri në klasën e tetë e kreva në Dobrushë. Gjatë viteve të fëmijërisë jam ndeshur me shumë fenomene të cilat përkojnë me ato që tregon autori i kësaj vepre studimore, por që nuk dua ti bëj pjesë të këtij shkrimi.

Në botimet e mija dhe artikujt e shkruar kam theksuar se Dobrusha është një fshat që fsheh shumë mistere. Këtë e tregojnë ngjarjet e ndodhura në këtë fshat të cilat i kam bërë publike në shkrimet e mia. Botimi i veprës studimire nga Profesor Përparimi më mbushi me optimizëm që vërtetë fshati im është një fshat mistik që fsheh histori të hershme që nuk janë studjuar. Populli dobrushës daton që nga vitet 1700 dhe në historinë e tij ka shumë ngjarje të përjetuara të cilat Profesor Përparimi i tregon me ndroje. Para viteve 1700 në fshatin Dobrushë kanë jetuar banor të tjerë të cilën e dëshmojnë varrezat e shumta që gjenden pothuajse në të gjitha kodrinat e fshatit tonë.

Që në krye të herës dua të theksoj se për ti treguar BOTËS të vërtetën Krijuesi ka përzgjedhur profesorin që me fakte bindëse ti tregojnë njerëzimit se Ky Mal është mali i përzgjedhur nga Krijuesi dhe aty ka zbritur vet Zoti, Zeusi. Nuk ka si shpjegohet ndryshe ku në këtë mal prej miljona vjetësh është bërë dhe bëhet peligrinazh çdo vit në muajin gusht. Me bagazhin dhe kulturën që zotëron autori i kësaj vepre shkencore me të drejtë unë kam bindjen se studjues dhe shkencëtar të studimit të fenomeneve që ndodhin në natyrë duhet të marrin në konsiderat këtë vepër me vlerë që do i hap sytë njerëzimit për të vërtetën që na kanë fshehur për miljona vjet.

Faktet dhe argumentat që sjell autori në veprën e tij; Mali Tomor” mbartës i të vërtetave të historisë së lashtë të njerëzimit janë kokëforta sikundër e thekson vet profesori. Nuk dua të humbas kureshtjen e lexuesit, por do tu ftoja të kishit mirësinë që ta lexoni dhe studjoni këtë vepër me vlerë për kombin tonë dhe mbarë njerëzimin. Me të drejtë autori shkruan: “Duke marrë parasysh artefaktet dhe misteret që kam zbuluar në tokën shqiptare mund të them pa asnjë dyshim se jetoj në një tokë të shenjtë.”

Në malin e Tomorit dhe rrethinat janë gjetur evidence fizike, artefakte që vërtetojnë këtë tezë. Kam bindjen se autori Përparim Zaimi me studimin e tij mbi misteret e malit të shenjtë Tomor po i sjell shkencës një shërbim të jashtëzakonshëm jo vetëm për kombin shqiptar, por për mbarë historinë botrore. Në alternativën që shtron autori përsa u përketë Perëndive duke ngritur pytjen; -A kanë qenë Perënditë qenje të gjalla? Dhe Ai me argumenta dhe fakte shkencore bazuar në studimin e tij disa vjeçar shkruan:-Perënditë kanë qenë qenje të gjalla superinteligjente, që kanë krijuar  civilizimin e parë në planetin Tokë.

Fakt i pamohueshëm që na sjell autori me fotografimin e një fëmije ëngjëll apo “ëngjëlli”, që i përket civilizimit teknologjik superinteligjent i jep përgjigjen pyetjes që trajtuam më lartë. Me të drejtë profesor Përparimi shkruan: -E jashtëzakonshme! Më emocionon dhe më tundon. Pra bazuar në faktet dhe argumentat që na sjell autori më në fund kemi  një pamje reale të një “ëngjëlli” të civilizimit superinteligjent.

Autori mbron iden se ne jemi sjell në planetin Tokë nga KRIJUESI dhe ai paralajmëron; -Mos e prekni kodin gjenetik të dhënë nga KRIJUESI sepse po hapni një gropë për të rënë në të.…Që të vendosësh kultin e një shenjtori duhet që vendi të jetë i shenjtë dhe në këtë rast misionarët Bektashinj qëlluan në shenjë. Zeusi ka pasur fronin e tij në malin Tomor, prandaj ky mal është thellësisht mistik. Aty është ulur astronouti i parë i Krijuesit tonë, rreth 38 milion vjet më parë. Me fakte dhe dekumenta autori thekson: – “Po ju bëjë me dije se Zeusi me krahë shqiponje ka zbritur në malin Tomor, miljona vjet më parë kur ekzistonte Perandoria e Atlantëve dhe jo Europa.

Autori Përparim Zaimi bazuar në fakte dhe argumenta bindëse mbi bazën e një studimi disa vjeçaer dhe hulumtimeve me mjete modern të kohës bazuar mbi prova reale dhe artifaktet e gjetura  ai shkruan se:- pas 68 vjetësh arrita të deshifroj dhe interpretoj saktë mesazhin e dhënë nga lajmëtarët e KRIJUESIT. Sot kam zbuluar dhe di saktësisht një të dhënë, që shkencës së aplikuar ndoshta do ti duhen mijra vjet për ta zbuluar. Pas zbulimeve të hollësishëme arrita në përfundim; se ku gjendet galaktika me qytetërim teknologjik superinteligjent.

Duke përdorur paisje më të avancuara teknologjike arrita të zbuloj portretin e astronautit të parë që ka zbritur në malin Tomor. Në artifakt zbulon simbole dhe shkrimore Linearit A dhe gërma që i përkasin gjuhës shqipe të sotme. Fakt që flet për origjinën e gjuhës shqipe si gjuha më e vjetër e planetit. Ideja se njeriu është shëmblltyrë e KRIJUESIT të tij ka ekzistuar që në kohën e pellazgëve hyjnorë. Njeriu tokësor është produkt i një civilizimi teknologjik Superinteligjent ose KRIJUESIT. Ka prova dhe fakte se njeriu tokësor është shëmblltyrë e njeriut hyjnor ose KRIJUESIT të tij.

Civilizimi Teknologjik Superinteligjent e ka sjellë qënien njerëzore të gatshme dhe e ka përshtatur me kushtet e planetit tokë, ose edhe ka aplikuar teknologji shumë të avancuara të inxhinierisë gjenetike për të klonuar dhe prodhuar rraca të ndryshme. Studjuesi Përparim Zaimi arrin në përfundim se “Zoti” nuk është imagjinar, por është real. Ai thekson se fuqia e fshehtë qëndron jashtë diapazonit të shqisave tona… është ndiesi hyjnore… Është dhunti e KRIJUESIT dhe urë komunikimi për njerëz të veçantë.

Në shënimet e mija pas studimit të këtij libri shkencor me shumë vlerë për shoqërinë njerëzore arrij një përfundim timin personal. Autori i këtij studimi Kapiten Përparim Zaimi i paisur me një kulturë të gjerë shkencore dhe njohës i disa gjuhëve të huaja, mbështetur në fakte dhe argumente ndërthur me mjeshtëri të spikatur kulturën e ekspertit të lektorit në katedër me atë të njeriut encikpopedist në shpjegimin e fakteve të zbuluara në terren.

Ky studim për mua është një libër studimor me rëndësi interpretuese të fakteve konkrete të zhvillimit të evolucionit të gjuhës shqipe si gjuhë bazë e të gjitha gjuhëve indoeuropiane. Me të drejtë ai në këtë studim shkencor lë mënjanë disa fakte për të dhënë shpjegim në një kohë të pritshme.

I nderuar Profesor Përparim Zaimi!

Mesazhet tuaja që i përcillni elitës së shkencës, ndoshta për një moment nuk do gjejnë vlerësimin e duhur, por kam bindjen se nuk do jetë e largët dita që ju do merrni vlerësimin e merituar për këtë studim shkencor për Malin e shenjtë Tomor, mbartës i të vërtetave të historisë së lashtë të njerëzimit dhe idet tuaja do jenë frymëzuese dhe inkurajuese për shumë mendje të ndritura të shkencës. Urime miku im Përparim Zaimi.