Ti mundesh me mendue…Dori Camaj


Ti mundesh me mendue

se për mue

kurr s’ke mjaftueshëm…

E din!…

Bash nj’ashtu asht..

Se tuj t’kqyr ty

dal prej lkurës teme

sikur gjarpni n’vakt t’filizit

e hij n’ty si midis rrezje…

Kërrkush s’di me than se ç’ka jem na t’dy!

Nji qeliz e ndame n’dy kurma…

Dy rruzare bor’ e gjak’

qi shkojn tuj u përdredh n’vallzim…

Grimcohem,

kah kurmi m’përplaset n’ty,

bahem pluhun meteori

e shkoj e baj udh

n’pore t’tua…

E ti kuqesh,

e grrith vedin n’thoj

për me e shkim zjarmin tem

qi llav nân lëkurë t’vlon…

E un’ qeshem,

qeshem sikur ketri

qi veç n’zá e shpërfaq dashnin..

E ti s’ban zá,

e midis mjekrre

t’ban vend

nji flok i bardh,

i ri…..