Nga Shatobriani dhe Lamartini”- Përktheu: Gëzim Isuf Baruti


Përktheu: Gëzim Isuf Baruti

Prej librit “Nga Shatobriani dhe Lamartini”, i përkthyer prej meje, po postoj poezinë “Pylli” shkruar nga Shatobriani. Lexim të këndshëm!

Pylli

O ti pyll i heshtur, e përzëmërta vetmi,

Sa më pëlqen të përshkoj tënden atë hije!

t`err`tat skuta tuat mes ëndërrash bukuri,

Provoj një ndienjë të lirë meraku a bezdie!

Vlerë e zemrës time! Besoj t`shoh të lëshojnë

Pemët, livadhet një t`ëmbël trishtim që më nget.

Kjo valë që un` ndiej me butësi murmuron,

E në pasurin` e pyllit duket prap` më thërret.

Oh! Ç`nuk marr un`, i lumtur, jetën për të kaluar

Këtu, larg njerëzisë! N`at` zhurmën që fal një rrëke,

Mbi një qilim prej lulesh, n`atë vend të vetmuar,

Që un` i pamësuar, nën hije vidhash fle!

Gjithçka flet, gjithçka m`pëlqen nën k`ta harqe të qetë

Këto gjineshtra, zbukurim i një t`egre skutë,

Kjo dorëzonjë e kapur nga një erë këmb`lehtë,

Tundin me rradh` stolit`e tyre që ndryshojn` butë.

Pyje! Tunduni ëmbëlsisht nëpër ajrí!

Për ç`dashnor, ndonjëher` do t`jeni kaq t`dëlira?

Të tjerë do tu besojnë të huajat dashuri;

Un`, veç me hiret tuaja do t`stolis shkretëtirat.

Përktheu: Gëzim Isuf Baruti