Të bëhem-Shyrete Demaj


Të bëhem.

Flas me ty në tjetër dimension

të prek të sillem si fllad i lehtë

të bëhem fjollë bore përmbi flokë

shkrihem nga kurmi yt i nxehtë.

Të bëhem burim i lotit ndër sy

frymën time ta bëj atmosferë

gjith qënia ime shëndrohet qiell

ndezur mbaj shpirtin për ty, diell.