TI JETË …Zymer H.Haliti


TI JETË …

Erdha nga një ëndërr e bukur

rrugëtova nëpër labirinthe

deri sot të fshehtën e strukur

nuk e gjeta moj copëz-jete.

Jetoj të tashmën plot sfida

kujtoj të shkuarën bardh e zi

dhe të ardhmën ëndrroj e prita

e lumi-jetë më shpie n’pafundësi.

Ti jetë mua më more shumë

dhe më dhe vuajtje e shpresë

po në këtë kohë ku jam unë…?

apo pres diellin të tretëm si vesë.

Jeta dhe ëndrra shtegtojnë

rrugëve të rrahura ag e terr

unë dhe fati po e sfidojmë

ëndrrën e skalitur në mermer.

Zymer H.Haliti