Shuar në ekzistencë-Edmira Xhaferi


Shuar në ekzistencë.

Të përplasur fort në mure, shkronjat e emrit të tij gdhendin dhimbje.

Ashtu, të zeza, përpiqen të sundojnë njëra -tjetrën duke ulëritur e pushtuar territore vuajtjesh e zvenitjesh…

braktisura nga gjithçka, ato luftojnë të kaplojnë copëza të imëta jete, emërtime miqsh, pasionesh, dëshirash…

E vështirë….në kufijtë e të pamundurës, edhe heshtja nuk po gjen më territor.

….Të grumbullta këto shkronja, duke u fashitur, përpiqen të ushqehen me copëza dhimbjeje që jeta i ka falur deri tani duke i mohuar gjithçka, familje, femijë …asgjë më nuk ka ngelur në mesin e këtyre shkronjave që, në një sofër të përbashkët , emërtojnë një emër njerëzor, të tingullt, për një kohë të copëtuar , të paformuar në shekuj, por dashamirëse t’i dhurojë paqe dhe mirësi…

Tashmë edhe keto shkronja po i falen venitjes e nevojës per tu stampuar në një tjetër jetë se , tashmë , emri i formuar po shuhet ngadalë së bashku me ekzistencen e vet….

Veç diku pranë, duke iu falur plakjes, qëndron e gjunjëzuar një trup i fishkur, me emër të fshehur nga koha, që përpiqet dorën të zgjasë për t’ i ushqyer këto tinguj të shurdhët që , veç gërmëzimeve të emrit të tij, nuk ka ç’t’i ofrojë më tepër..( dikur trupi i saj e mëkoi me qumësht gjiri)….

Edmira Xhaferi

Mund të jetë një imazh i 1 person, grim, vijëzues për sy dhe buzëkuq