Albanalogu i shquar, Shkencëtari i shkencave gjuhësore, Filozofi dhe Shumëgjuhësori z.Tito P. Giochalas-Nga Anila Rezhda


Titos P. Giochalas [Τίτος Γιοχάλας]

Albanalogu i shquar, Shkencëtari i shkencave gjuhësore, Filozofi dhe Shumëgjuhësori z.Tito P. Giochalas.

Nuk jam dakortësuar asnjëherë me perpjekje përpëlitëse, të hapërdara dhe sporadite të Gjuhësoreve Shqiptarë ndër këto 30-të vjet. Vepra e përmbledhur e këtij Personaliti është përgjigjia i cili me përkushtimin e Tij personal lë pas mijëra të shkruara, hulumtime. E adhuroj dhe e kam ëndërr një intervistë nga Ai.

Ma gjysëm-premtoi kur folëm, shpresoj shumë.

Ndaj është KOHA të kuptoni se njerëzit e Gërmave dhe Letrave, të Studimeve dhe Biznesit, të Tregëtisë dhe Turizmit, të Laografisë dhe Kulturës, të Diplomacisë dhe 4cipërisht të dy vendeve tona, nuk kanë humbur asnjë sekontë bashkëpunimi. Hapërdarja ideo-filozofo-emigracionale!!! nuk përputhet fare me këtë realitet të robëruar nga shkrime të shumta të cilin shkronjtësit nuk e njohin fare sepse nuk e studjojnë.

Gjysëm politikë, gjysëm teori, gjysëm hamëndje etj., bënë që të bëhet një flluskë sapuni dhe të mbetemi në historinë 32dy vjeçare, thjesht njerëz që jetuan në Greqi. Shkrimet e lëna pas nga ne janë tema administrative, viza, problematika praktike, zgjedhje, parti, politikë, aktualitet. Asgjë që përmbledh, sqaron dhe publikon opinione masive. Kjo sepse ka dashur të mbizotërojë një emër aktivist/e në një histori të tërë jete këtu!!!! Monopoli i ecurisë Akademike i përket Akademikëve dhe specialisteve të fushës, boll e qullosët me ëndrra Vere!

Gjuha është Shkencë dhe Nuk mbrohet apo evolohet dot nga kushdo që nuk i përket kësaj fushe, me njohuri të mbetura në shkollat e dikurshme. Gjuha eshte organizem i gjallë, jetë, rritet dhe zhvillohet përditë.

Besoj dhe shpresoj se Komuniteti Shqiptar i Selanikut do e ketë në plan pune A’ të axhentës për vitin në vijim temën e Gjuhës Shqipe në 3D të saj.

Ecuria Jetike z.Tito P. Giochalas

~Lindi në Janinë në vitin 1942. Studioi Filologji Klasike në Fakultetin Filozofik të Universitet të Athinas me bursë nga Fondacioni i Bursave Shtetërore.

~Vazhdoi studimet pasuniversitare me bursë nga shteti Italian në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Palermos ku ndoqi kurse në Gjuhësi dhe studjoi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në të cilat dhe u specializua.

~Doktor i Filologjisë që nga viti 1968, ai i zgjeroi studimet duke ndjekur seminarë për Historinë e Ballkanit, Gjuhësinë Krahasuese dhe Studimet Shqiptare në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Mynihut me bursë nga Alexander von Humboldt-Stiftung.

~Më 1971 u emërua studiues në Akademinë e Athinas, ku nga viti 1982 drejtoi Qendrën Kërkimore për Terminologjinë Shkencore dhe Neologjizmat.

~Emërohet përfaqësues i Institutit të Studimeve të Gadishullit të Aimou (dhe të Greqisë) dhe mori pjesë në Konferencën e parë Ndërkombëtare mbi Ilirologjinë (Tiranë, 15/09 – 20/09/1972).

~Me vendim ministror (I / 1846 / 1-11-88) ai u emërua anëtar i Grupi Kombëtar Shkencor i Punës i ngritur për të studiuar librat shkollorë të vendeve të Ballkanit.

~Emërohet Përfaqësues i Ministrisë së Kulturës në Simpoziumin DASE (Krakov, 28 maj – 7 qershor 1991) mbi Trashëgiminë Kulturore Evropiane.

~Si anëtar i Komitetit Grek te Ministrisë së Punëve të Jashtme ai mori pjesë në Konferencën e ΟΗΕ në New York nga 25/8 – 3/9 1992 për standardizimin e emrave gjeografikë.

~Në 1975 ai u zgjodh Drejtor i Qendrës Greke për Studime të Evropës Juglindore, të cilën e ngriti dhe funksionoi deri më 2012.

~Në vitin 2012 ai u zgjodh unanimisht Anëtar Nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Vepra e shkruar e Tito Giochala (Postimet më të rëndësishme):

1. Gjergj Kastriot Skenderbeu në Historiografinë dhe Letërsinë Moderne Greke, Selanik 1975 (Fondacioni për Studimin e Gadishullit të Aimou – 151).

Ribotim, Athinë 1993 (botimet DODONI).

Shqyrtohen biografitë dhe veprat letrare të shkruara në gjuhën greke për Gjergj Kastriot Skenderbeun. Problemet e burimeve zgjidhen, çështjet e standardeve verifikohen dhe prania e heroit në letrat greke interpretohet përgjithësisht.

2. Fjalori Greqisht – Shqip nga Marko Botsari, botim filologjik nga autografi, në Athinë 1980 (Procedura e Akademisë së Athinës, vëll. 46). Botimi i dytë nga autori, Athinë 1993.

Vepra është një “monument” gjuhësor përfaqësues i dygjuhësisë së Soulioteve. Rëndësia e tij është e madhe si për Arvanitikën e Sulit, të panjohur nga një burim tjetër, ashtu edhe për Grekun e “leksikografëve” tanë. Kritikët grekë dhe të huaj vlerësuan veçanërisht përfundimet e mia të arsyetuara rreth arsyeve dhe rrethanave nën të cilat u shkrua Fjalori.

Arvanitia në Moria, hronologjia.

Publikohen tekste dhe këngë arvanite që regjistrova me hulumtime dhe koleksione në terren në fshatrat shqipfolëse të Peloponezit. Puna është përfunduar nga tre fjalorë të gjerë arvanito-grekë dhe një disk regjistrues i dendur (cd) me poezi dhe këngë arvanitase të librit.

Fshatrat shqipfolëse të Thrakisë. Histori dhe gjuhë, Athinë 2011.

STUDIME SHKENCORE

“Testi greco-albanesi, editi ed inediti”,Palermo 1967, (Centro Internazionale dї Studi Albanesi presso l’Universitá di Palermo).

Botohen tekste me batuta greko-shqiptare dhe komentohen gjuhësisht.

“Gjergj Kastriot Skenderbeu në letërsinë neogeke.”, periudhë. Buletini Grek Badia di Grottaferrata (1968).

“Tekste të pabotuara për Shqipërinë, alfabetin shqip dhe marrëdhëniet greko-shqiptare”, revista Mnimosyni 2, 1969.

Bëhet fjalë për komente gjuhësore/filologjike të teksteve nga Arkivi N. Levidis.

Tekste të vjetra arbëreshe” (në shqip: Tekste të vjetra italo-shqiptare), Shejzat (Romë) 1971.

Për herë të parë theksohet vlera gjuhësore e teksteve dhe këngëve pak të njohura italo-shqiptare, të botuara në fund të shekullit të 19-të në revistën La Calabria te L. Bruzzano.

“Poema epike nga Grigorios Staridou (Prličev) “Skënderbeu”. Burime historike dhe letrare ”, revista Maqedonia, (1971).

Subjekti i burimeve historike dhe letrare greke që ndikuan te I. Stavridis (i njohur më vonë me emrin e tij sllav Prličev) shqyrtohet nga pala greke per përbërjen e kësaj vepre poetike të tij.

“Über die Einwanderung der Albaner in Griecenland, eine zusammenfassende Betrachtung”, permbledhje: Dissertationes Albanicae, München 1971.

Shqyrtohet në mënyrë konçize zbritja e Shqiptarëve në Greqi mbi bazën e burimeve bizantine, italiane, spanjolle dhe interpretohet asimilimi i tyre kombëtar.

“Gli studi albanologici në Grecia ”, revista, Buletini Leksikografik i (Akademisë së Athinës), 1972.

(Innsbrucker Beitràge zur Kurlturwissenschaft – Sonderheft 41).

Shqyrtohen studime historike, gjuhësore, folklorike dhe toponimike të shkruara në vendin tonë për elementin shqiptar.

“Opinione të helenizmit të komuniteteve shqiptare të Siçilisë”, Proçesverbale të Akademisë së Athinas, (1975).

Një studim konciz i ndikimeve gjuhësore dhe kulturore greke në komunitetet shqipfolëse të Siçilisë, në të cilin emigruan shqiptarë ashtu edhe grekë nga pjesë të ndryshme të Greqisë.

“Sulla problematica dei prestiti bizantini e neo-greci nei dialetti italo-albanesi”, revista Studime Ballkanike (1975).

Shqyrtohen për herë të parë huazimet bizantine dhe ato të greqishtes moderne në komunitetet italo-shqiptarë.

“Considerazioni sull’onomastica e toponomastica albanese in Grecia”, revista Studime Ballkanike, (1977) .

Shqyrtohen bashkëveprimet gjuhësore në ndajfoljet midis gjuhëve greke dhe shqipe.

“Gjuhësia ballkanike në Greqi”, Glossologia, (1982), Αθήνα 1983, Berlin 1983.

Një studim konçiz informues mbi kërkimin e gjuhëve ndër-ballkanike në vendin tonë dhe një propozim për krijimin e një Atlasi Gjuhësor me huazime të gjuhës Greke në gjuhët Ballkanike.

“La grammaire gréco-albanaise inédite de Ioannis Vilaras”, njoftime në Konferencën Ndërkombëtare E’ te Studimeve të Evropës Juglindore, Athina 1985.

“Importimi i Letërsisë Italo-Shqiptare për Historinë e Letërsisë Shqipëtare”, prezantuara në Kongresin VI Ndërkombëtar të Studimeve Evropiane, Athina 1990 (Komiteti Kombëtar Grek Evropa Jug-Lindore).

Melodrama e parë italo-shqiptare e mesit të shekullit të kaluar të Fr. AntonioSantori, nga një dorëshkrim që gjeta në Bibliotekën Mbretërore të Kopenhagës.

“Huazimet nga gjuha greke të gjuhës shqipe”Studime Lakonike, (1990).

Shqyrtohet prania e vazhdueshme e disa huazimeve të gjuhës greke në Shqipen, nga antikiteti i vonë deri në ditët e sotme, e cila interpretohet nga bashkëjetesa e pandërprerë e popullsisë greke brënda vendit fqinj.

“Dy fjalë të shkurtra për një periudhë të gjatë”, Akademia Solemne kushtuar 100 vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Tiranë 2013.

“Për vendosjen e popullsisë shqiptare në Greqi”, Ad onorem Zef Mirdita, St. Gallen-Zagreb 2013, f. 999-1007.

“Griechische Bildung und albanisches Nationalbewusstsein”, Bardhyl Demiraj, Wiesbaden 2015.

«Jeronim De Rada dhe Hidra”, Jeronim De Rada, Konferenzë shkencore ndërkombëtare kushtuar 200-vjetorit të lindjes (1814-1903), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2015.

“Një fluturim politik i 900 Shqiptarëve të parë të Attikës “, Studim në onore nga prof. Francesco Altimari, Tiranë 2015.

“Shkrimtarët shqiptaro-arbëreshë dhe gjuha greke”, Letrat shqipe dhe gjuhët e tjeratë letërsisë shqiptare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2016.

“Gli ‘Arvaniti’ dell’ isola di Idra nell’ Archivio di Propaganda Fide” Ardian Ndreca, Cittá del Vaticano 2017.

Përkthime (nga Shqip në Greqisht)

1. Skënder Anamali, “Nga ilirët tek arbërit”(1973) Fondacioni i Studimeve të Gadishullit të Aimou.

2. Eqrem Çabej, “Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipë” (1973)

3. Aleks Buda, “Ilirët e jugut si problemi i historiografisë” (1975).

4. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Parathënie nga Rexhep Meidani, President i Republikës së Shqipërisë. Përkthim nga origjinali shqip nga d. F. Albanologou Tito P. Giochala, Athinë-Komotini 2000.

Komunikoi me z. Tito P. Giochala për këtë shkrim, përzgjodhi dhe përktheu me ❤ për Ju, Anila Rezhda