Albanian girls
- Vajzat shqiptare janë brune të bukura si Sofia Loren,
- Dhe bjonde magjepsëse si Margarita Xhepa,
- Natyrisht nuk kanë famën e tyre në ekrane,
- Por sytë e tyre shkrepin si vetëtimat ndër male,
- Dhe ndezin zjarre dashurie…
Vajzat shqiptare janë brune të bukura si Sofia Loren,
Dhe bjonde magjepsëse si Margarita Xhepa,
Natyrisht nuk kanë famën e tyre në ekrane,
Por sytë e tyre shkrepin si vetëtimat ndër male,
Dhe ndezin zjarre dashurie…
Ato janë si Hëna lozonjare,
Dhe përkunden si petale burbuqe,
Në djepin e pemëve në pranverë.
Fytyrat e shqiptarkave të praruara si dielli,
Duken si pikturat e Mikelanxhelos,
Të shtrira nëpër muzueme të botës,
Ku ndonjë gjoks i bardhë i tyre si qumësht,
Mund të ketë qenë frymëzimi dhe hutimi i tij i virgjër…
Vajzat shqiptare kanë lëkurë si me pushëz drite,
Dhe dëgjohen me delikatesë si cicërimat në ajër,
Ku ndjellin zogjtë për t’i ushqyer,
Si skulptura: “Vajza e zogjve”
Në liqenin “Forest” në Ilinois.
Vajzat shqiptare kanë botën në një pikë lot,
Këtu e qëkur ka lindur njerëzimi,
Dhe janë trëndafil i kuq, në kopshtet e Luksemburgut,
Dhe Nëna Terezë pranë Zotit mëshirëplot.
Ps: Photo: Ardjan Mandili
Nëntor, 2015
Staten Island, New York