“Rrugëtimi i ndryshimeve”-Nga Timo Mërkuri


Reflektime mbi transformimin dhe kulturën në poezinë ‘O deti im, o deti Jon'”

Nga Timo Mërkuri

Poezia “O deti im, o deti Jon” nga Kristofor Merkuri përmban një shumëkuptimshmëri të pasur që mund të interpretohet në disa nivele. Duke marrë parasysh kontekstin e periudhës pas rënies së komunizmit dhe migrimin masiv të banorëve të qyteteve të vogla , poezia bëhet një elegji për humbjen e një mënyre jetese, një ndjenjë nostalgjie dhe dëshpërimi për transformimet që ndodhën në komunitetet shqiptare.

I-Në shumekuptimshmërinëpoetike shohim së pari detin sin je symbol I vebdlindjes.

1.Deti në poezinë e Merkurit përfaqëson vendlindjen, një hapësirë e dashur dhe e përjetshme që ka qenë dëshmitare e jetës dhe ndjenjave të banorëve të saj. Ky det është simbol i qytetit dhe komunitetit që ka pësuar ndryshime dramatike. Banorët e parë të qytetit, të cilët e dashuronin dhe kujdeseshin për të, tani janë zëvendësuar nga të ardhurit që nuk e kanë të njëjtën lidhje emocionale.

2.Shprehjet si “Të kam thënë: Të dua” dhe “Sa të kam dashur, nuk gjej dot fjalë” reflektojnë ndjenja të thella nostalgjie dhe dashurie të humbur për vendin e lindjes. Kjo ndjenjë është e përzier me brengën për braktisjen e detyruar nga kushtet e reja ekonomike dhe sociale, ku qyteti nuk mund t’u siguronte jetesën të rinjve, duke i detyruar ata të largoheshin.

3.Në poezinë e Merkurit, deti është shfaqur si një entitet hyjnor dhe muzë poetike, që frymëzon dhe ushqen shpirtin e artistëve dhe banorëve të qytetit. Megjithatë, kjo lidhje e shenjtë është tronditur nga ndryshimet sociale, ku të ardhurit që nuk ndajnë të njëjtën dashuri dhe respekt për qytetin e kanë zaptuar atë, duke sjellë një dekadencë në artin dhe kulturën lokale.

4.Valët dhe shkuma që mbeten mbi brigjet dhe shkëmbinjtë mund të simbolizojnë përpjekjet e mëparshme të banorëve të qytetit për të mbajtur gjallë shpirtin e tij. Ndërsa “ikën të tutë, të tjerë kanë ardhë” nënkupton ndërrimin e brezave dhe ndryshimin e strukturës shoqërore, duke lënë pas një qytet të braktisur shpirtërisht nga banorët e tij të parë.

5.Në përmbyllje, poezia nënkupton një degradim të artit dhe kulturës, që janë bërë peng i njerëzve të patalentuarr dhe të papërvojë, që kanë zënë vendet e para me mekanizma spekulative. Muzat, që dikur ishin burim frymëzimi, tani enden të humbura në kërkim të një lidhjeje të humbur me detin, duke lënë një zbrazëti kulturore në vend të saj.

Shumekuptimshmëria e kësaj poezie qëndron në mënyrën se si Merkuri përdor simbolet dhe figurat poetike për të trajtuar temat e braktisjes, transformimit shoqëror dhe humbjes së identitetit kulturor. Në një kohë kur qyteti dhe banorët e tij të parë ndihen të shpërfillur dhe të harruar, poezia bëhet një pasqyrë e dhembjes dhe nostalgjisë për një botë që po zhduket gradualisht.

II-Degradimi i qytetarisë dhe kulturës në qytet, siç pasqyrohet në poezinë “O deti im, o deti Jon” nga Kristofor Merkuri, është një temë e fuqishme që del në pah përmes përdorimit të simboleve dhe figurave artistike të lidhura me detin dhe jetën e qytetit.

1. Degradimi i vlerave qytetare dhe braktisja e tyre shprehet nga poeti te vargjet

“Ikën të tutë, të tjerë kanë ardhë”

“Dhe kyçet po ndryshken nën pragje”

Merkuri përshkruan largimin e banorëve të parë të qytetit, të cilët ishin thellësisht të lidhur me të dhe me vlerat e tij. Kjo ikje solli një zbehje të vlerave komunitare, simbolizuar nga “kyçet” që po ndryshken, një shenjë e braktisjes dhe harresës. Ndërsa banorët e rinj zënë vendin e të vjetërve, qyteti fillon të humbasë identitetin e tij të mëparshëm dhe jo vetëm që nuk po i sillet diçka e re, por dhe ajo që i paraqitet si e re është e vjetër, ardhur nga një botë tradicionaliteti zhvilluar me metoda mesjetare,

2. Ndryshimi i strukturës shoqërore dhe kulturore shfaqet në vargjet

“Sot muza ime pas teje po bredh / Qibar ndihem, faraon”

Ku poeti pasqyron ndjenjën e humbjes së orientimit dhe përçarjes së kulturës qytetare. Muzat, që simbolizojnë frymëzimin artistik dhe kulturor, tani janë të braktisura, duke kërkuar me dëshpërim një lidhje të re me detin, sepse poetët e rinj skanë nevojë për frymëzimin e muzave, madje as që e dinë se çfarë janë muzat joniane Në një qytet që dikur ishte qendër e kulturës dhe artit, artistët e tij të talentuar ndihen të izoluar dhe të mënjanuar nga rrënjët e tyre kulturore.

3. Ardhja e elementëve të rinj dhe pasojat e tij shprehet me vargjet:

“Na presin pulëbardhat me dhelet e tyre / Pa çka se ndonjë çafkë kollitet diku”

Pulëbardhat, të njohura si simbole të detit dhe lirisë, janë mirëpritëse, ndërsa çafkët, që kolliten diku, simbolizojnë elementë të rinj që kanë ardhur në qytet të cilët nuk kanë lidhje organike me qytetin dhe kulturën e tij, duke sjellë një farë rrëmujë dhe kaosi në strukturën sociale dhe kulturore të vendit. Rikthimin e djemve të qytetit e mirëpresin pulëbardhat, të cilat I njohin ata qysh nga fëminia, por ndonjë “çafkë” e ardhur “kollitet” ironikisht se mendon që është bërë zonjë qyteti, vetëm pse shkon mespërmes bulevardit.

4. Zbehja e ardhmërisë së qytetit poetikisht shprehet te vargjet:

“Të lanë shpirtin si shkumë e bardhë / Si muzë të kanë nëpër vargje”

Merkuri përdor figurën e shkumës së bardhë të detit mbi shkëmbinj për të shfaqur një shpirtin e pastër të bijve të tij, shkumbë, që më parë mund të ishte simbol i diçkaje të shenjtë dhe të pastër, tani është kthyer në diçka pa peshë dhe të pavlerë. Kjo është një metaforë për mënyrën se si qyteti dhe kultura e tij i janë lënë spontaneitetit dhe është shndruar në një mall tregu degraduar, ndërsa djemtë e qytetit e kanë kujtimin e tij si një muzë frymëzimi.

5. Fiktiviteti dhe shmangia e meritokracisë shprehet në vargjet:

“Pa çk a se ndonjë çafkë kollitet diku”

“Të lanë shpirtin si shkumë e bardhë”

Njerëzit pa aftësi dhe pa merita, pa talent e frymëzim që kanë ardhur vetëm për të përfituar, kanë spostuar ata që kanë dhënë dhe që mund të vazhdonin të jipnin

kontribute të vërteta në kulturën dhe qytetarinë e vendit. Vërtet që jemi në fushën e poezisë, por kjo oezi e Kristofor Mërkuri vendos gishtin në plagë të freskëta të jetës qytetare dhe kuturore e artistike të qytetit të Sarandës, të cilës ai ja kushton. Është e dukëshme që përmes vargjeve dhe simboleve të përdorura, Merkuri përshkruan një qytet që është i humbur dhe i ndryshuar për keq, ku kultura dhe qytetaria e dikurshme janë lënë në hije nga një realitet i ri dhe i deformuar.

III-Në poezinë “O deti im, o deti Jon” nga Kristofor Merkuri, një nga aspektet më të ndjeshme dhe kritikë është prezenca e të ardhurve në pozicione kyçe të jetës, artit dhe kulturës së qytetit, të cilët, sipas poetit, janë njerëz pa aftësitë e duhura dhe pa talent, duke çuar në një degradim të përgjithshëm të shoqërisë. Poetikisht autori flet për:

1. Kritika ndaj zaptimit të pozicioneve nga të pa aftët dhe të paarsimuarit.

“Na presin pulëbardhat me dhelet e tyre / Pa çka se ndonjë çafkë kollitet diku”

Këtu, Merkuri përdor simbolikën e çafkës që kollitet për të përfaqësuar njerëz që nuk kanë aftësitë dhe talentin e nevojshëm për të mbajtur vendet kyçe në shoqëri, por që në njëfarë mënyre ja kanë arritur kësaj ose duke përdorur kartën e antarësisë në rradhët e partive, ose duke sajuar antarësi fictive nëpër shoqata kulturore dhe për pasojë vota fiktive. Demokracia ka një aftësi të çuditëshme, dhe votën e një iu fshati e barazon me votën e një akademiku, pavarësisht se kontributi është I ndryshëm dhe I dallueshëm si mali me kënetën. Pra, metafora e Mërkurit tregon për një grup njerëzish që kanë arritur në pozicione të rëndësishme përmes lidhjeve të jashtme ose spekulimeve, duke e dëmtuar kështu strukturën e shëndoshë të qytetit. Pulëbardhat, simbole të natyrës dhe harmonisë, janë në kontrast të plotë me çafkat, që përfaqësojnë një element të panatyrshëm dhe të dëmshëm për qytetin.

2. Spekulimi dhe shmangia e meritokracisë shfaqet te vargjet:

Ikën të tutë, të tjerë kanë ardhë / Dhe kyçet po ndryshken nën pragje”

Ky kalim i brezave dhe ardhja e të rinjve pa merita në pozicione kyçe reflekton humbjen e meritokracisë dhe të vlerave tradicionale. “Kyçet” që ndryshken nën pragje janë një metaforë për rrënjët e kulturës së qytetit, të cilat janë lënë të harrohen dhe të degradohen, ndërsa individë të pakualifikuar marrin në dorë drejtimin e jetës publike dhe artistike. Kjo situatë tregon për një deformim të parimeve të drejtësisë dhe barazisë në qytet, ku njerëzit e aftë dhe me përvojë janë spostuar nga të pa aftët.

3. Dëmtimi i kulturës dhe artit nga të pa aftët shfaqet te vargjet:

“Të lanë shpirtin si shkumë e bardhë / Si muzë të kanë nëpër vargje”

Merkuri reflekton një realitet ku shpirti i qytetit dhe kultura e tij janë lënë në mëshirën e individëve që nuk kanë aftësinë dhe ndjeshmërinë për të mbajtur gjallë artin dhe kulturën e vërtetë. “Shkuma e bardhë” simbolizon një shpirti të pastër dhe delikat, të nddjeshëm. Muzat, të cilat dikur ishin burim frymëzimi për artistët, tani janë të manipuluara nga ata që nuk kanë lidhje të vërtetë me artin dhe kulturën, duke i gozhduar në vargje pa thellësi dhe kuptim. Ata nuk e kuptojne se arti nuk bëhet me numër votash por bëhet me shpirt të pastër e vision artistic, bëhet me dashuri.

4. Ironia e pozicioneve të larta të zbrazëta nga përmbajtja

“Qibar ndihem, faraon”

Kjo shprehje përmban një ironi të hidhur ku poeti ndjen një lloj krenarie të zbrazët, sikur të ishte një faraon apo aristokrat pa substancë të vërtetë. Kjo ironi pasqyron një shoqëri ku njerëzit e paaftë dhe të papërgatitur mburren për pozicionet e tyre të larta, por në fakt janë zbrazët nga përmbajtja dhe kuptimi. Ata mbajnë tituj dhe pozicione, por nuk kanë as aftësitë as vlerat që t’i justifikojnë. Poetri me xhentilencë dhe me qytetari ja atribuon vetes këtë titull bosh, pse si qytetar nuk dëshoron ti godasë publikisht ata që kanë marrë tituj të kësaj natyre. Ai vetë nuk ka nevojë për tituj, atij I mjafton pasuria e shpirtit dhe dashuria që ka për qytetin.

Si përfundim Kristofor Merkuri, në poezinë e tij “O deti im, o deti Jon”, ofron një kritikë të mprehtë për situatën ku individë pa aftësi dhe talent zënë vendet kyçe në jetën, artin dhe kulturën e qytetit. Kjo ka çuar në një degradim të përgjithshëm të kulturës, ku meritat dhe aftësitë janë zëvendësuar nga spekulimi dhe injoranca. Përmes metaforave dhe simboleve, poeti shpreh zhgënjimin dhe dhembjen për një shoqëri që ka humbur rrënjët e saj kulturore dhe qytetare, duke lënë pas një zbrazëti që nuk mund të mbushet lehtë.

Sarandë, më gusht 2024

O DETI IM , O DETI JON

Me thuaj det, çpo ndodh me mua

Në erdhi çasti dua ta di

Sa aherë të kam thënë :Të dua

Po asnjëherë, që të kam perëndi.

Sa të kam dashur, nuk gjej dot fjalë

Dhe sx’qeshë I vetëm, ishim shumë

Që mbetëm brigjeve si valë

Që mbetëm shkëmbinjve si shkumë

Ikën të tutë, të tjerë kan ardhë

Dhe kyçet po ndryshken nën pragje

Të lanë shpirtin si shkumë e bardhë

Si muzë të kanë nëpër vargje.

Dhe ishim pjellorë dhe lindëm plot hir

Edhe vetë I ngjizëm nga jonet e tu

Na presin pulëbardhat me dhelet e tyre

Pa çk a se ndonjë çafkë kollitet diku

Sot muza ime pas teje po bredh

Qibar ndihem, faraon

Kudo që të tretem tek ty do rrjedh

O deti im, o deti Jon.