Rastësisht mëngjeset e tua – nga Erjon Muca


Rastësia është mëma e gjithçkaje; në univers ndodhitë janë aq të lidhura saqë i vetmi shpjegim logjik që mund t’i jepet është rastësia. Ishte rastësi për mua këtë Gusht shkuarja në Sarandë; në pranverë patëm vendosur të vizitonim Valbonën dhe vetëm pak përpara nisjes vendosëm të vizitonim Butrintin. Ishte krejt rastësore që unë të takohesha me gazetari dhe krijuesin Agron Mema. Krejt rastësisht ai më dhuroi vëllimin me lirika “Mëngjeset e tua” të botuara këtë vit nga Botime 2M me president Risti Osmani; me vetëdashje nuk do t’a kisha marrë. Krejt rastësisht pashë që parathënjen ia kishte shkruar miku im Fatmir Minguli. Dhe po aq rastësisht më ra në sy një copëz fjalie në parathënje: Agroni është poet ndryshe.

Kjo, ndryshe disi më ngacmoi. Si mund të jetë ndryshe një krijues, apo krijim. Në fakt po të njiheni me Agronin si njeri por edhe si personazh;( jo për gjë por në një nga krijimet e tija lexova një varg; – “Njerëz, u dhashë ç’kisha e jo ç’desha,”. Pra metaforikisht ai na thotë, me konsho apo inkonsho, se në jetë iu desh të luante një rol, të ishte personazhi i jetës së vet. A nuk thonte Kafka?: Nuk e dija që jeta ishte një shfaqie me maska në të cilën unë mora pjesë me fytyrën time) deri në një farë mase kupton se çdo të thotë kjo ndryshe.

Agroni është i drejtë përdrejtë; i jep zë pathosit të vet, pa pengesa apo censurë. Bashkjeton me të, në një lloj mënyre pathotizon, ndershmërisht, ose siç thonë italianët: Sfaciatamente onesto = pacipërisht i ndershëm. Mirpo ky nder nuk ka të bëjë me të tjerët, por vetëm me shpirtin e tij, me atë ç’ka, ndonjëherë edhe dhunëshëm, luhet aty brenda; dhunë që shumica e njerëzve druajnë t’a shprehin por jo Agroni. Në një farë mënyre, në këtë vëllim vendos të aktrojë pa maskë.

Nuk i këndon atdheut, mëmëdheut, patriotizmit, apo kujdo vyrtyti për të cilin ndërtohet shtatore ushtarësh të njohur e të panjohur anembanë tokës. Jo! ai i këndon bukurisë femërore në përgjishtësi por jo vetëm. I mjafton të jetë një Kajam; ndoshta edhe i vogël, por kjo jo për fajin apo dëshirën e tij, por ngaqë ai nuk është i rrethuar nga madhështia hapsinore e Persisë, por cakëtia e Sarandës, Shqipërisë.

është poet ndryshe: thotë Fatmir Minguli dhe ka mëse të dejtë. Agroni është një krjues që nuk nguron të thotë “Serbes-serbes” ndonëse kjo fjalë tingëllon e vjetër për ne; nga shpirti atij ashtu i del dhe ai, nuk ka? dëshirë t’i gjej një sinonim më të ri. Ky vëllim me lirika, më tepër se sa një libër për lexuesin duket si një libër apostafat për të, një lloj terapie përplasje= Terapia d’urto. Sikur për të shëruar personazhit e tij, ndjek udhëzimt e Frojdit; kurrë nuk duhet censuruar inkonsho, nëse i censuron mendimet inkonshe, subkonsho ato t’i kthen në makthe, dhe makthet kthehen në delir.

Miku im Fatmir Minguli, thotë që Agroni është ndryshe ngaqë njeh dualitetin në shoqërinë e sotme shqiptare. Dhe nuk e ka aspak gabim, sepse në krijimet e Agronit do të gjeni thuajse ngjitur Zotin dhe celularin.

Profesor italian Umberto Galimberti , kur flet për Nietzchen, për fjalinë e famëshme të tij: Zoti vdiq, thotë: Nuk duhet të ndalemi shumë tek në ekziston apo jo zoti, pasi përderisa vdiq do të thotë që dikur ka jetuar. Po të shohim artin mesjetar ai është një art fetar, në të do gjejmë ferrin dhe parajsën, pra mesjeta pa prezencën e Zotit është e kuptimtë. Nëse heqim Zotin nga mesjeta, artin e sajë nuk do t’a kuptonim, po ashtu siç nuk do të kuptonim artin e shekullit të IXX dhe më pas nëse do të vendosnim Zotin. Pra ja se si zoti vdiq. Ndërsa në krijimet e Agronit nuk stonon as Zoti e as Celulari, i dyti ngaqë atë nuk e heq dot nga realiteti ynë, pa të ky realitet do të ishte i pakuptueshëm. Mirëpo në realitetin shqiptar nuk mund të heqësh as Zotin; ky qëndron aty, Hera- herës si paradoks; Vizjon i një entiteti të papkutueshëm, të qëndrueshëm dhe lëvizëshëm njëkohësisht.

Stilistikisht, Agroni nuk është ndonjë përjashitm i dukshëm, në krijimet e këtij vëllimi do të ndjehet ajo trysnia e artit orjental që ka shtyrë gjithnjë nga lindja drejtë perëndimit dhe ka ndalur në brigjet e Jonit dhe Adriatiut. Do të ndjeni krahasimet dhe simbolikat pa të cilat ky stil nuk bën dot. Mirèpo nuk do të mungojnë as edhe krijimet në të cilat simbolika nuk përdoret më si krahasim por si metaforë ose në po të njëjtën kijesë do t’a gjeni duale; krahasim dhe metaforë. Siç mund të jetë krijesa “Vetëm”

Degët e ullirti përkulur nga pesha,

kokrrat ngjanë si pika loti,

– Njerëz, u dhashë ç’kisha e jo ç’desha,

Tani? Si më katandisët… i ëmbël është morti…

Ja pra se si përballemi me dualizmin e realitetit njerëzor, me një krahasim dhe një metaforë; mishtoria e kokrës që ngjan si pikë loti, dhe është ai lot që individi, me hir apo pahirin e vjeljes shtypjes dhe shtrydhjes i fal apo detyrohet t’u japë të tjerëve.

Si e gjeta unë vëllimin “Mëngjeset e tua”? Një libër dual, vëllim me krijime që mund të pëlqehen por edhe jo. Mirëpo kjo nuk ka të bëjë me librin apo krijuesin Agron Mema, kjo ka të bëjë me lexuesin. Lexuesi nuk është aspak vlerë matematikore, e saktë, e palëvizshme, ai është një vlerë psikologjikisht e paqëndrushme, dhe filozofikisht e opinueshme. Ndaj unë, pyetjes se përse duhet Lexuar villimi me lirika ” Mëngjeset e tua”? do t’i përgjigjem me një tjetër Pyetje: Përse nuk duhet lexuar?!

Erjon Muça

Pisa, Itali