VËSHTRIME, RECENSA DHE SHLLIME LETRARE TE LIBRI IM I ARDHSHËM “PËRSIATJE LETRARE”


Libri im me vështrime dhe kritikë estetiko-letrare për disa vëllime poetike dhe romane të autorëve shqiptarë (botoi SHB Prokultpress, Prishtinë, 2019). Vështrime kam inkuadruar edhe te libri im “Në botën e artit letrar” (Amanda Edit, Bukuresht, 2017).

Tashmë kam gati për botim dorëshkrimin me titull “PËRSIATJE LETRARE”, ku kam shkruar për disa libra me poezi dhe romane (madje edhe për ca libra studimorë) të autorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë me renome, si: Franc Kafka (romanin “Metamorfoza” dhe librin “Letër babait”), Viktor Hygo (vështrim për romanin e tij “Të Mjerët”), Albert Kamy (për romanet: “I huaji” dhe “Murtaja” dhe librin filozofik “Miti mbi Sizifin”), Leon Tolstoi (për librat e tij: “Ç’është Arti?” dhe novelën “Haxhi Murati”), Fridriech Niçe (“Gjenealogjia e moralit”), Anna Gavalda (për romanin e saj “Bashkë ndjehemi më pak të vetmuar”), nobelistja ukrainase Svetlana Aleksieviq (romani i saj “Lufta nuk ka imazh femëror”) etj.

Kurse për librat e autorëve shqiptarë kam shkruar vështrime për librat: “Dihatje stinësh”, libër me poezi nga Dr. Zejnepe Alili Rexhepi; (neo)romanet e Prof. Kristaq F. Shabani: “Vila e formacioneve”, “Lodrimi i madh i vdekjes” dhe “Shekulli i lotuar”; libri me poezi i Dr. Fatos Rushiti “Grisje”, vëllimi poetik “Hyjnia e syve” i Dr. Bexhet Asani; romanet “Lotët e një gruaje” dhe “Përdhunimi i shpirtit” i Blerina Pellumbi; romani “Sad Nallbani” i Seveme Fetiqi; libri studimor “Kur’ani në letërsinë shqiptare” i Profesorit Isak Ahmeti; “Integrimi evropian” – libër studimor i Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi; “Një e shtunë në fundprill” – libër poetik i Dr. Daim Miftarit; vëllimi poetik “Eklipsi i diellit” i Rabije Bytyqi; romani “Kronikë e dënimit me vdekje” i Lumturi Lume Plaku; romani matematikor “Rrënja katror” i Flogerta Krypi; romani “Borxhi” i Prof. Mejrem Kajolli Tusha; romani ”Duke thurur ëndrra për jetën, harrova të jetoj” i Ismail Aliut (jam edhe recenzent); romani “Jetë të pajetuara” i z. Robert Shkurti; “Dashuri pa kushte” vëllim me poezi nga Laureta Malaj; “Ëndërr e parfumosur” vëllim poetik nga Rudina Nano; “Gjethet do t’i pres në dorë”, vëllim poetik nga Drita Kosumi Syla; “Dizajno jetën tënde”, libër psikologjik nga Xhuli Spahiu – Mendimi Pozitiv (jam edhe recenzent); “Mashtrimi i madh” – libër studimor nga Dr. Bardhyl Mahmuti; “Aromë lulekuqesh” – vëllimi poetik i Prof. Abdullah Blakçori; romani “Princesha Meri” nga Elhame Gjyrevci; “Të gjithë jemi engjëj” – libër me tregime, skica e poezi nga Vera Çato; “Via Goli Otok” libër publicistik nga Prof. Fadil Lushi; “Një pranverë ndryshe” – poezi nga Rexhep Memedii; poezi nga z. Xheladin A. Çitaku; vëllim poetik nga Bilall M. Maliqi; vëllim poetik nga Lumni Nimani; romani “Dy vdekjet e një jete” i Mr. Fatmir Halimi; “Stilistika e lirisë” – vëllim poetik i Aleksandra Majlinda Shabani; vëllimi poetik i z. Dibran Demaku; “Brymë e pranverës së vonë” – vëllim poetik i poetit Demush Mehmeti; “Copëza jete” – vëllim poetik i poetes së re Bejza Isaki; “Premtim e shpresë” – vëllim poetik i z. Bekim Blaku, si dhe për vëllimin më të ri me poezi nga autorja Jaku Alma (që akoma s’i kemi vënë titullin) etj.

P.S. Një vend meritor në këtë dorëshkrim ka zënë edhe vështrimi im analitik për ca shkrime kritiko-letrare të zonjës Emine Borici – Profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë sonë kombëtare dhe kritike e spikatur letrare.

Autor: Zekerija Idrizi

Berlin / Shkup