E qeshur ishe ti atëherë-Robert Mavro


E qeshur ishe ti atëherë

E brisht me zemër të dlirë

Erdhi dashuria si një erë

E iku pa thënë lamtumirë!

Sa herë u afruan të tjerë

Por lotët s’kishin mbarim

Një ditë kishe në jetë pranverë

Pastaj veç hidhërim!

Asnjëherë si ndjeve zënë

Gjithë botës anembanë

Sa yje me urime u benë

U zhduk pa nishan!

Më kurrë nu ia ndjeve zënë

Kurrë më ne asnjë rast

Ndofta diku kiahin vënë

Për ty ndonjë bast!

Mjaft gjithë jetë derdhe lot

O princesh më mos qaj

S’ka rëndësi si erdhe në botë

Por si ikën prej saj!