Romanca  e  shpirtit  te  pacientit  me       mirenjohjen  dhurate  sublime-Nga Dr. Eduard A. Skufi


                      Konsulent  Oftalmolog , Athine                                        

Atë   çka   është   e   bukur    dhe   impresive    nga   e   kaluara  njeriu  e  ruan  si   dhuratë   të  çmuar   brenda   vetes.   Nuk  ka  gjë   më  të  bukur  se  sa  me  energjinë   dhe   humanizmin  tënd  të promovosh  mirënjohjen.  Vecanërisht   në   jetën profesionale  të një  mjeku, shprehja  e mirënjohjes  çdo  ditë  bëhet  pjesë  e pandarë  e  jetës… Relatat e  mjekut  me pacientin  nuk  janë  thjeshtë  profesionale  por kontakt  spiritual.  Ilustrimin  tipik   inspirues  e  gjeta   tek   portreti  i   pacientit  napoletan   dhe  mikut   tim,  intelektualit   Mario    Guidotti. …Ishte  një  ditë  dhjetori  e vitit 1984, ditë e bukur me  ngjyra  pranvere. Mbasi   mbarova vizitat  në  poliklinikë  Donika, infermierja  më informoi se  dikush  donte  të  më  takonte. Ishte  një  i   njojturi  im, i cili  më   kërkoi   ti   vizitoja   një  familjarin  e   tij  në  shtëpi. Mora me vete në cantë instrumentet  e duhura dhe u nisëm. Në  sallon  në një  kolltuk  klasik  qëndronte  një  i moshuar  me  tuta  gri,  një  jelek   blusaks   dhe    një   fular  në  qafë.  Fytyra   ekspersive,  fisnike   e  buzëqeshur,   ku   gjallëria   e  dy  syve  gri  e   bënte   më   tërheqëse.  Pasi      u   ngrit  në  këmbë,  me   xhentilesë    më    uroi   në     italisht,

mirëseardhjen. Aty  mësova  se  ai  kishte  ardhur  më   parë  në  poliklinikë   për   vizitë   por  gjeti  shumë  njerëz   dhe  u  detyrua  të  largohej. Mandej  më  përshkroi  me  hollësi  simptomat    që    kishte,   fliste   qetë   me    dialektin   napoletan   në   një  fjalor  të  pasur  figurativ.   Në  formën  e një   bisede   dhe  observimit  të  njëkohshëm   mora   detaje për  historikun  personal  dhe  atë  familjar , duke perceptuar  nivelin  e  tij  kultural. Gjatë   vizitës konstatova  glaukomë kronike, shoqëruar me katarakt  dhe alteracione makulare. Ai  duke  buzëqeshur  më komplimentoi dhe më informoi se i njëjti diagnostikim   ju bë dhe në Napoli, vecse gjëndja e syve po rëndohej dhe shikimi po keqësohej.  Pas  një  bisede  interesante   më   falenderoi, duke  insistuar për  shpërblimin  tim  por unë       e refuzova. Falenderimi   juaj   vlen   më tepër, ju  përgjigja  unë  dhe  pasi  e përshëndeta  u  largova… Pranvera  i   veshi    Vlorës    një   mantel    shumëngjyrësh   lulesh, kombinuar  me  kaltërsinë  e  qiellit   dhe  atë të  detit, në   një  romantikë  magjepëse. Një  të   dielë   të  tillë   e  zgjodhëm    ta  kalonim   familjarisht,   pranë  rivierës. Mbas shëtitjes  anës  detit  u ulëm me  bashkëshorten në  një stol,   duke   shijuar   atë  bukuri   të  natyrës. Në atë  kohë  një  dorë  e ngrohtë më   kapi   nga   supi, kthej   kokën   dhe   shikoj   Marion.  Ai na  përshëndeti  në  shqip  dhe  unë e   ftova  të  ulej  bashkë  me  ne. Në dorë mbante  një manjetofon portativ, nga i cili  dëgjoheshin  lehtë tingujtë  e një  kënge italiane. Eshte  shoku im  i pandarë  dhe ushqim  shpirtëror  tha me kënaqësi  Marjua, duke  u ulur në stol. Massimo Ranieri  con  ” Rose Rosse “,  Peppino  di Capri  con  ” Un  grande  amore ” ,  janë   këngetarë   napoletan … Më   bënë   përshtypje,  këtu   të  gjithë  e  njohin  muzikën  por dhe  kinematografinë   italiane. Mua,  Napoli  më   ngjan   me   Vlorën   si   qytet   bregdetar  dhe  nga   ana  arkitekturale.  Vlora  më   pëlqen   shumë ,  ka   bukuri   të  vecantë  shtoi  ai,    “ ky  det  na  bashkon  , ky det  na  ndan  “. Mandej ai, si në formë  konfensioni na  tregoi  historinë  e tij,  për  gruan ,  e  cila  ishte  me origjinë  shqiptare, mama  Vala e quante  dhe  si  ata,

                        Dedikim  i  Marios  në  librin  dhuratë

kishin  vendosur  që   vitet  e   fundit  të   jetës  ti   kalonin  në  Vlorë.  Fliste  me  pasion,  por  i  menduar dhe nota  nostalgjie   i  dilnin  nga  narracioni . I  ofruam  pak  keik   dhe  disa   kajsi   për   ta  ëmbëlsuar  bisedën . Mesa  duket   Marios  i   pëlqeu  rrjedhja   e  djalogut  dhe  vazhdoi  të  komentonte. Mbas çasteve  të  këndshme  që  kaluam  sëbashku    u   larguam,   duke   lënë    rendez – vous     në    poliklinikë … Ishte  një e martë  shtatori , vjeshta  kishte  shtruar  tapetin   e   verdhë   në  kafe , me  nuancat    e    tyre . Mbasi  mbarova  operacionet  në spital  u nisa  për në poliklinikë.  Aty  ishte  një  arenë  e  vërtetë. Fillimi  i  vizitës  ishte   si  opium  që  vendoste,   në mënyrë   magjike   qetësinë. E vizitova  Marion duke i rekomanduar  imediatisht  interventin kirurgjikal. Ai  reagoi pozitivisht  dhe  në   atë  moment  nxorri  nga  një  sak   plastik,  një  libër   në  italisht    dhe    duke    buzëqeshur    shtoi : “ Un ,

piccolo  regalo “. Ishte libri  famoz  i  Prof. W. Leydhecker “ Il Glaucoma nella  pratica ”, në  prezentacionin  dinjitoz  të  Prof . G. Bietti, bibla  e glaukomës . Nuk mund  ta  përshkruaj  me fjalë sentimentin  që  më  pushtoi. Dedikimi  i  Marios  mbi   faqen e  librit  ishte  emocionues. E  falenderova  për dhuratën  e  çmuar. Mirënjohja    nga   ana  ime  për   ju   është  e  pafund ,  shtoi  ai   me  afeksion …  ndjej  kënaqësi  që  ky  suvenir   reflekton  këto   vlera … Kalendari   shënonte ,  e  shtunë  15  Mars  1986,  dita  që  do të  operoja  Marion . Unë  zakonisht  nuk   operoja  të   shtunë,  por  e  zgjodha  këtë  ditë  pasi  isha  mjek  roje  dhe  mund  ta  kontrolloja   më   me  kujdes   dekursin   postoperator.   Sapo mbrita   në  spital   e  thirra  në  dhomën  time, si  një  suport  psikoterapeutik . Dukej  i  stresuar, unë e  kapa  nga dora  për ta   qetësuar , i  mata   pulsin  dhe  i  spjegova   procedurën  e interventit. Në  përfundim  ai  ju afrua dritares, drejtoi  sytë nga qielli, bëri  kryqin dhe mandej  u dëgjua  lehtë  Ave Maria… Më falni  por duhet  të bëja  ritualin  religioz . Dëshiron  që  gjatë operacionit  të dëgjohet  muzikë , e pyeta. Ai  sikur  u tjetërsua  nga  gëzimi.  Më vini nga  recorderi im , “ O  sole  mio ”  të  Eduardo  di  Capua , me zërin  manjifik  të  Enrico  Caruso.  Dhe  kështu  unë  operova  për  herë  të  parë  nën   tingujtë  e  muzikës.  Aplikova   interventin   e   kombinuar   të extraksionit  të kataraktit  dhe glaukomës.  Gjithcka   kaloi  normalisht.  Me zërin e mrekullueshëm të  atij  tenori  të madh përfundoi dhe  operacioni. Mario i impresionuar nga procedura  më   falenderoi    në   italisht  :  “ Dottore   molto    grazie, tu   sei  fantastico “. Ishte  një   eksperiencë   interesante … Një  ditë  të  bukur  pranvere,  pejsazhi  i   të  cilës   motivonte dhe  eksteriorizonte  romantizmin  dhe  optimizmin   mbrita   në   poliklinikë  dhe  fillova  vizitat . Nga  të fundit  që  vizitova  ishte  Mariua , i  cili  ishte  rinuar  e  gjallëruar. U  ndjeva  krenar  kur pashë rezultatin  e  interventit , tensioni  i syrit  ishte  reduktuar  në  shifrat   e  duhura   dhe  shikimi   ishte   përmirësuar   mjaftë.  Jam  shumë  i  kënaqur,  shikoj   mirë  dhe   me  shumë  dritë,  tha  Mariua   si  ‘ deliver  i  alegrisë ‘  por  dhe  i  ‘ aromës   së  këndshme ‘.   Kur  mbarova  vizitat, në  sallon më  priste  Marjua. Për  pak  harrova , mama  Vala kishte  disa  shqetësime   në  sytë  dhe   të  lutet   ta  vizitosh   në  shtëpi, më  tha  Mariua. Bethoveni   ka   një    thënie   të    bukur :         “ Vetëm   arti   dhe  shkenca   e   vendosin   njeriun    në   shkallën   e   Hyjnive “.  Kur  u  futëm  në  shtëpi  u  ndesha   me   melodinë  e  një  kënge  napolitane. “Nun è peccato “ di Luigi Libra, ndërhyri  Mariua. Pashë  mama  Valën që më  buzëqeshte  por  nuk  dallova  gjë në  sytë  e  saj , vec  aromës  së  këndshme  të gatimit. Caro dottore ,  pardon,  por ishte  një  truk që të drekonim sëbashku. Sic  thotë  kënga : Nuk  është  mëkat …Ishte  okazion  gjeta një oktapod  të  freskët  dhe  e gatuam  me            “ pasta  napoletana  al  sugo  con  basilico   e  vino  rosato “.  Surprizimin   e   kalova  me  një  buzëqeshje   kortezie   dhe  u ula  i  ndrojtur . Ishte  një  drekë  gustoze  ku  harmonizoheshin   aftësitë  kulinare   me  mikpritjen . Kur vera i ndezi  shpirtin , Mariua  me  gotën në  dorë këndoi “ E  Zitto  Amore “ të  Claudio  Vilës . Në  finale  të  drekës  Mariua   pruri  një  shishe   Vino   Chianti   dhe  ma  drejtoi   mua : “ Më  dhe  dhuratën   më   të   madhe , dritën   e   syve   ndërsa   unë  po të  jap  një  dhuratë  të  vogël  simbolike “.  Dhurata  më  e  bukur   për   mua  është  mirënjohja  juaj,  i thashë     unë  dhe  u  largova   me  impresionet    e  bukura    të   këtij  “ spektakli   napolitan “. Ditët kalonin dhe relatat  me Marion bëheshin më të ngushta, kishte  sensin  e identitetit  napolitan,  por  ishte   nga   ata    njerëz   që   emetonte energji  pozitive,  prej  tij   mund   të  mësoje   në   çdo   moment . Megjithese  i   huaj, me   një  tjetër   mentalitet,  shprehte  me  modesti   një  gratitudë  të  pafund , për dicka  që  në  fund  të  fundit  ishte  misioni  im  . Ishte  shkallë  e  tillë  mirënjohjeje, që  buronte  nga  një   shpirt  fisnik  e  me  kulturë ,  si shprehje e  vlerësimit  dhe falenderimit . Ajo ishte një romancë  e  shpirtit  të   pacientit,  me   mirënjohjen ,   dhuratë  sublime. Më  është  fiksuar në  memorje ,   shprehja  e   tij   mbas   një   vizitë   intensive në poliklinikë :“Buzëqeshja  jote doktor është një   therapi   më   vete , ajo   vlen  mbi   identitetin  profesional  “. … Ishte  një  mbrëmje  Dhjetori  e vitit  1990 , e  ftohtë  dhe në  “ aparencë “ e  qetë  . Mbasi  dola    nga    biblioteka ,  pranë  monumentit  të  pavarësisë  rastësisht  takova Marion. Dukej i  menduar , me  buzëqeshje  të  ngrirë , dicka e preokuponte. Unë  qëndrova  përbri   i  trishtuar  ndërsa   pikat  e shiut  më binin  në   fytyrë ,  dhe   dritat   ndriconin    monumentin   dhe  gjelbërimin   përreth    si   një  dekor  virtual. Mariua    më   shikonte     mes    një    buzëqeshje    mekanike ,   kuptoja   që   atë   dicka    e   mundonte.   Ai   mu  afrua    dhe    në  afinitet  në  një   shqipe   përzier    me    italishten,   më   pyeti   me   zë    të  ulët  :  “ Doktor  është  e  vërtetë   ajo  që  flitet,   se  do  të  ikësh   jashtë   për   specializim “  .  Mbase,   u   përgjigja   unë. Për  pak  caste   fliste   heshtja,   vetëm   shiu    në   një  ritëm muzikor   dëgjohej .  Humbëm   në   një   meditim    spiritual …  Pastaj   u  ngrit ,  më  përqafoi  spontanisht  dhe   në  mënyrë   deklamative  ,  me    zërin   e  dridhur    më   tha :  “ I   Buoni   amici   sono   come   le   stelle , gli  amici   preziosi   sono   come    il  sole … Lavdia  i  takon  atij  që  mbetet i paharruar “. Me  aforizmin  e  tij  filozofik,  mes  emocionesh     të   pa   zakonta,  pas    pak   u   ndamë   përgjithmonë,   por  mbetëm   në   kujtime …