Fatbardha Amzaj
Bisedë me hënën
Ç’ më tha hëna në pranverë
Kur mbi lule vallëzonte
Me shkëlqimin diellor
Më buzëqesh si fllad pranvere
Me petale më zbukuro
Më fal ylberin pas shiut
Trupin me ar më mbulo.
Pasqyrimin mbi liqene
Mjeshtërisht me ujë skalit
Të lahen mjellmat me mua
Të zbukuroj gjithësinë.
Ç’ më tha hëna trupargjendta
Me faqet si hoje mjalti
Ti je pranverë që lulëzon
Unë shkëlqimi i çdo nate.
Ç’ më tha hëna në pranverë
Kur mbi lule vallëzonte
Me shkëlqimin diellor
Më buzëqesh si fllad pranvere
Me petale më zbukuro
Më fal ylberin pas shiut
Trupin me ar më mbulo.
Pasqyrimin mbi liqene
Mjeshtërisht me ujë skalit
Të lahen mjellmat me mua
Të zbukuroj gjithësinë.
Ç’ më tha hëna trupargjendta
Me faqet si hoje mjalti
Ti je pranverë që lulëzon
Unë shkëlqimi i çdo nate.