MIRA MEKSI – PËRKTHYESE, PUBLICISTE, ESEISTE, TREGIMTARE, NOVELISTE DHE ROMANCIERE E SHQUAR
Zekerija Idrizi: dorëshkrimi “Portrete shkrimtarësh”
Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen për t’u përmendur çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit 2006 “me romanin “Kujtim Kurvash të Trishta” nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës. Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit “E Kuqja e Demave”, i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese “Persee”. Në vitin 2014, romani “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin për çmimin letrar “Ballkanika”.
Mira Meksi është e martuar me Ilir Meksin dhe i biri i saj është Marin Meksi.
Edukimi – Studime:
Arsimi i mesëm: Gjimnazi “Qemajl Stafa” (Tiranë).
Specializime: Studime te larta per Filologji shqipe dhe frënge (Universiteti i Tiranës);
Punime përkthimi letrar: Kolegji i Përkthyesve Arles, France & Shtëpia e Përkthimeve Tarazona, Spanjë;
Studime: Letërsi moderne hispano-amerikane (Universiteti i Zaragosës, Punim letrar mbi Poezinë e sotme Aragonase nën drejtimin e profesoreshës dhe shkrimtares Ana Maria Navales.
Aktiviteti
1984-1990 Përkthyese ( frengj-spanj), Shtëpia Botuese 8 nëntori”.
1990-1993 Redaktore&Përkthyese letrare. Shtëpia Botuese “N.Frashëri”.
1994-2002 Bashkëthemeluese dhe Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”.
1995-2000 Anëtare e Bordit Ekzekutiv të “Fondacion SOROS”.
1996 dhe vazhdim: Themeluese dhe Drejtore e revistës letrare “Mehr Licht”, anetare e rrjetit europian letrar eurozine
1998-2002 Kryetare e Bordit të Drejtorëve të “VEVE Group”.
1999-2002 Anëtare e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar.
2002-2010 Drejtore e Përgjithshme e “TV ALSAT”. ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
2010-2013 Anetare e Bordit Drejtues te Shoqerise Civile
Përkthimet
Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M. Yourcenar, M. Duras, Baudelaire,Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga, etj.
Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: “30 vjet Poezi” të I. Kadare; “Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe” në spanjisht.
Veprat origjinale
– Tregime: “Flutura mes gjinjve”,
– “Vrasje ne Venecia”
Romanet:
– “Frosina e Janinës”;
– “Porfida – Ballo në Versailles”,
– “E kuqja e demave”,
– “Mallkimi i Priftëreshave të Ilirisë”,
– “Diktatori ne Kryq”
– “ Planeti i ngrirë” dhe
– “Fantazma me sy njeriu” (romane për adoleshentë)
Novelat:
– “Ballo në Versailles”,
– “Pa zemer ne kraharor”,
– “Vrasje ne Venecia”,
– “Pa Zemer ne Kraharor”,
– “Hakmarrja e Kazanoves”
Përmbledhje me tregime:
– “Mali i shpirtrave”;
– “Buzë të panjohura gruaje”;
– “Zonja plakë e Parisit”
Antologjia e Poezisë së sotme Aragonase
Eseistikë:
– “Guri Filozofal”,
– “Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura”
Publicistikë: në shtypin shqiptar dhe atë francez e spanjoll
Letërsi për fëmijë: Katër përmbledhje me përralla dhe një novelë e ilustruar:
– “Magjistrica e 12 pasqyrave”
Libra të Mira Meksit të botuar në vende të ndryshme të botës:
Kryesoret:
Botuar në Francë:
– Romani “Teuta e Ilirisë”, i rishkruar në frengjisht nga vetë autorja
– “Porfida, Ballo ne Versailles”
– “E kuqja e Demave”
Butuar në Itali:
“Mallkimi i Priftëreshave të Ilirisë”
Maqedoni: “Frosina e Janinës”
Rumani: “Diktatori në Kryq”
Dhe në shumë gjuhë e vende të tjera të botës.
Mirënjohjet
1995: Çmimi i Tregimit të Pabotuar të RFI, Paris
1996: Çmimi i Festivalit të Sain Quentin, Francë;
2006 Pena e Argjend akorduar nga Minitria e Kultures
2008: Çmimi i Përkthimit Letrar i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë;
2009: Titulli i Nderit: “Personalitet Frankofon i Multilinguizmit 2009” dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe akorduar nga Ministria e Punëve te Jashtme;
2011: Urdhri ”COMENDADORA” i Meritës Civile i dhenë nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.
2011: Çmimi i Eseistikës “Gjergj Fishta 2011” i akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese “Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura”.
2015: Çmimi i Perkthimit 2015 Panairi i Librit
2015: Çmimi i Romanit 2015 “Rexhai Surroi”
2020: Çmimi Romani më i mirë i vitit nga Bukinist
2020: Çmimi Romani më i mirë nga Panairi Kombëtar i Librit Fier 2020
2020: Çmimi Kombëtar i Letërsisë “Romani më i mirë”
2021: Çmimi Kult, Perkthimi me i Mire i Vitit
2023: Çmimi i Madh Kombetar i Panairit te 26 te Librit Tirane 2023.
Mira Meksi është mjaft aktive me shkrimet publicistike si në shtypin shqiptar ashtu dhe të huaj (francez dhe spanjoll).
Romani i parafundit “E kuqja e demave” është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht, botuar nga Shtëpia Botuese “Persee”.
Veprat e saj janë të njohura edhe për lexuesin e huaj, tashmë të përkthyera në bullgarisht, serbo-kroatisht, greqisht, frëngjisht, anglisht, italisht etj.
Me respekt dhe konsideratë të lartë:
Berlin – Shkrimtar