KUR PUTHESH ME DJALLIN-Sami S. Shatri


KUR PUTHESH ME DJALLIN

Kur djalli të puthë, me buzët plot helm

në emër t’Perëndis, t’përqaf e t’përkëdhel

t’sillet vërdallë, të joshë e të zhvatë

qëllimi i fundit, Kombin të ta vrasë!

Kur djalli të puthë, thellë t’futet në shpirt

n’zemër të trazon, trurin ta shpërlan

t’njollos flamur, gjuhën ta mallkon

ngadalë-ngadalë, fillon t’i besosh!

Kur djalli të puthë, shpirtin ta pushton

nëna t’bëhet njerkë, njerka t’bëhet nënë

heronj’t e Kombit, t’duken si demon

pushtuesin e djeshëm, nis e lavdëron!

Të puthesh me djallin, qetësi dot nuk gjen

i huaj do ngelësh, në Atdheun tënd

nga ëndërrat trishtuese, gjumi nuk të zën

dheu i tokës mëmë, frikshëm të mallkon!

Të puthesh me djallin, askund s’gjen ilaq

as në këtë jetë, as botën matanë

për popullin mbetesh, i urryer tradhëtar

dje, sot e nesër, djalli mbetet djall!

Kur djalli të puthë, t’len të ndyta gjurmë …

Prishtinë, 25 shtator, 2024