SATIRIKE-VILSON MERSINLLARI


SATIRIKE.

————-

NË DILEMË UNË JAM

—————————-

Unë që po shkruaj,dikur më parë

i urreja ata,që mbanin në dorë celularë

në mëngjez në punë,kur unë iksha

në trotuar me njerzit,çdo ditë përpiqsha.

Ju thosha me inat,i kini sytë në ballë

ikë xhaxha më thoshin,shko mbaj hallë

kishin të drejtë që më thoshin,ikë xhaxha

se sot unë jam bërë fare,më keq se ata.

Pranë kompjuterit rri,gjith ditën mbërthyer

harroj se kam frakturë,që kam kaviljen e thyer

nuk ke faj o gjysh,më thotë nipi nga prapa

fajin e kam unë që -facebookun- ta hapa.

Unë sot e ndjej,që nipi ka të drejtë

nuk ka luajtur-fri-fajer-këtë kohë vetë

një të mirë këta facebookët e kanë

që njerzit e dashur ti sjellin më pranë.

Dhe më pas nuk kanë,asnjë të mirë tjetër

se po na shohin sytë,çdo lloj maluketër

në dilemë unë jam dhe këtë sot e di

si ta bëj -facebokun-ta mbaj apo ta fshi.?

VILSON MERSINLLARI.