HYQMET HASKO – PUBLICIST, POET, ESEIST, TREGIMTAR, KRITIK LETRAR DHE ROMANCIER-Zekerija Idrizi


HYQMET HASKO – PUBLICIST, POET, ESEIST, TREGIMTAR, KRITIK LETRAR DHE ROMANCIER

Zekerija Idrizi: dorëshkrimi “Portrete shkrimtarësh”

Hyqmet B Hasko, është autor lushnjar me një krijimtari të veçantë që bie aromë Shqipërie.

Emri i autorit Hyqmet Hasko ka kohë që është i pranishëm tek lexuesi dhe kritika letrare, me prurje të veçanta dhe krijimtari të spikatur në të gjithë gjinitë dhe zhanret letrare, që nga poezia me të cilën e ka nisur e deri tek kritika dhe studimet e mirëfillëta letrare.

Hyqmet Hasko është poet, shkrimtar, kritik letrar, me një profil të veçantë krijues, me një estetikë dhe poetikë që kërkon dhe përcjell hapësira të dridhshme të fjalës së bukur. Për krijimtarinë e tij kanë shkuar poetë e shkrimtarë, studiues e kritikë të njohur, brenda gjithë hapësirës shqipfolëse.

Ka lindur në Golem të Lushnjes, me 05. 01. 1954. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i ka mbaruar në vendlindje. Shkollën e Mesme në Korçë dhe të Lartën në Insitutin Pedagogjik të Elabasanit, I cili sot mbanë emrin Universiteti i Elbasanit.

Dhe më vonë ka kryer dy vjet studime në Akademinë e Rendit dhe është titulluar oficer policie, ku në oragnet e policisë së shtetit ka punuar rreth dyzet vjet, i përkushtuar në ruatjen e rendit dhe të qetësisë publike.

Fillimet shkrimore i ka nisur që në moshën e adoloshencës, duke vazhduar deri në ditët e sotme.

Shkrimet e para i janë botuar në kohën e monizmit, në shkollë të mesme në Gazetën “Pëprpara” të Korçës , në gazeten “Shkendia” të Lushnjes. Më vonë ka botuar në gazetat e kohës si “Zeri i Rinisë”, Gazeta “Drita”, Revistën “Nëntori”, Revistën “Në shërbim te Popullit”.

Mbas rënies së monizmit janë të shumta krijimet që Hyqmeti ka botuar në mendiat e shkruara si në Gazetat “Nacional” ,”Republika”,”Tirana Obsever”, “Telgraf” ,”Ballkan”, Gazeta “Dielli” Amerikë dhe në shumë gazeta të tjera.

Krijimtaria e tij, si botime të veçanta në libra, pa dritën e botimit në kohën e duhur.

Librat e botuar:

POEZI.

E përhershme Dashuria.

Eja mu ul në zemër

Shikoj me shpirt

S’ka faj zemra që të do

Muzë e vargjeve të mia

Mbi krahet e këngës dhe të mallit.

TREGIME

Shija e Kripës

Ngjyrat e Dashurisë

Feniksi i Dashurisë

Syte endërrues të Anës

Vajza nga Parma

Porta e mbyllur e Dashurisë

Pranvera e Akullt

Sytë e dashurisë

ROMANE

Vdekje Misterioze në Hotel Delir

Kujtime të Lagura

Gruaja me Shami Jeshile

Midis Dashurisë dhe Vdekjes

Vila Misterioze

Nje Amerikan në Selanik

Ne strofullën e Trafikantit

Ka në proces botimi dhe pritet të dalë së shpejti nga shtypi romani “Hija e së shkuarës”.

Libra në fushën e Estetikës dhe Kritikës.

– “Të jetosh midis dashurive dhe respektit të miqve”

– “Vatra Jonë, zemra e madhe e dashurisë mbarëshqiptare”

– “Autorët në aktin shkrimor estetik të letrave tona kombëtare”.

Hyqmeti është lauruar me shumë çmime të ndryshme në gjininë letrare të poezisë dhe të tregimit

Në Kosovë, në Prizeren, ka marrë cmim të dytë në Poezi

Në Prishtinë, cmimi i tretë në poezi

Në Viti, çmim të parë, të dyte dhe të tretë, poezi.

Në Pejë, çmim të tretë në poezi

Në Stubull Kosovë, çmim të dytë dhe të tretë në Poezi

Ne Gjillan çmim të tretë Poezi

Në Preshevë, cmimi i dytë Poezi.

Ne Ulqin, cmim i dytë në Tregim

SHQIPËRI

Në Korcë Çmim Special

Në Durrës çmim i tretë

Në Përmet, cmim karriere

Hyqmet Hasko është vlerësurar nga kolegët e tij poet dhe shkrimtarë, me shkrime kritike nga të gjitha trevat kombëtare, midis të cilëve mund të përmendim autorë si: Dritero Agolli, Pandeli Koci, Prend Buzhala, Kozma Gjinin Valter Luarasi, Anila Toni, Agim L Bajrami, Qazim Shehu, Dukagjin Hata, Fatbardh Rustemi, Namik Selmani etj. Këta dhe shumë autorë të tjerë kanë vlerësuar artin e tij të të shkruarit, fuqinë dhe thellësinë e fjalës dhe freskinë e gjetjeve poetike dhe estetike në krijimtarinë e tij të gjërë e të larmishme.

Në Librin me tregime, “100 autorët më të mirë shqiptarë”, i sponsorizuar nga Ministria e Arsimit Shqipëri, është nderuar me vend nderi, duke u cilësuar si një tregimtar me vlera kombëtare.

Hyqmet Hasko, autori lushnjar me një krijimtari të veçantë që bie aromë Shqipërie, zë një vend nderi në letrat tona tashmë të çiliruara nga barrierat jashtëletrare.

Me respekt dhe konsideratë atdhetare:

Zekirija Idrizi Shkup

Berlin – Shkrimtar