SIMFONIA E JETËS
Që ditën që ty të njoha,
Bukuria jote më elektrizoi,
Qënien tënde unë e pushtova,.
Simfonia e jetës rrugën morri.
Ti ishe si notat e një pentagrami,
Ishe lezeti i çdo puthjeje,
Pas çdo prekje dhe ledhatimi,
Dëgjohej melodia e një kënge.
Melodia jote s’ishte vetëm këngë,
Që ne e luajtëm me buzët tona,
Pa frymë mbetëm atë natë,
E gjithë bota ishte e jona.
Tangon e jetës,kërcyen bashkë,
Vendosëm vetë, s’pyetëm njeri,.
Simfonia jonë, vazhdoi gjatë,
Kështu e deshëm unë dhe ti.
Nexhat @ Nallbati