Vjeshta-Ana Balliu


Vjeshta

Vjeshta i pëshpëriti erës me hijeshi

“Unë çdo vit bie, por ngrihem përsëri,

Unë bie nën hije, me shi dhe me mall,

Por çdo gjethe që tretet, më bën më të gjallë.

Kur të frysh më fort, unë ndjej që jetoj,

Në rrënjë të thella, gjatë dimrit pushoj.

Që të kthehem sërish, kur të vijë pranvera,

Me lule që çelin, me cicërima zogjsh si ngahera

Pra mos më qaj kur largohem ngadalë me hap

Se unë jam vjeshta, çdo vit bie, dhe ngrihem prap

Ana Balliu

#poezi#poeziashqiptare#poetetshqiptar