Nën vjeshtën…Valbona Pasha Kordha 


Nën vjeshtën,

për vjeshtën rrodhën fjalët

dhe dielli syqeshur gjen shtigje për tek unë.

Gjithçka e tejmbushur në art e zhurmë

si sfondit gjetherënë ulen qet

mendimet,

në ngjyrën e shpirtit që struk vjeshtën pa zhurmë.