Asgjë e njëjtë për të dy-Horgito Hoxha


Asgjë e njëjtë për të dy

Dhe këtu vjeshta është vjeshtë,

Po secili sheh vjeshtën e tij,

Ashtu si nata vjen për të gjithë

Po secili rron në erësirën e tij.

Çdo gjethe që bie këtu shkon me ujin

Me valën e tij deri në det,

Erësira këtu është e verbër

Mëngjesi e mbledh po s’e fut në një thes.

Tek zjarri e ftohta, harroet në xhep

Tetor eshtë po s’shihet me sy,

Është vjeshtë a është dimër?

Gjithsesi as kjo s’është e njëjtë për të dy.

Mëngjesi e solli si nuse këtë ditë

Vesa si flutur u ul mbi një lule,

Asgjë sështë e njëjtë për të dy,

Se njëri sheh me shpirt, tjetri me sy.

                                    (01/10/2024/Devoll)

#poezihorgitohoxha