C’je ti, kush të polli-Suzana Rama


C’JE TI, KUSH TË POLLI

Në cilin shtrat të pollën,

e rrugëve të lëshuan,

udhëve të gjithë botës,

si vallë s’të monitoruan,

dhe vallen e çmëndur,

nise shtruar- shtruar,

cili ishte synimi,

nga të pistat duar.

C’ishte ajo mëndje,

e ndritur dhe e qelbur,

që të lëshoi pa fre,

fantazmë e paepur,

qê vjen me stërkalat,

ngado me të prekur,

na kishin vënë në gjumë,

shpinës jorgan hedhur.

Kush ishte ai shpirtkazëm,

i hijes së zezë plazëm,

që lëshoi këtë gjëmë,

vdekjen na hodhi ndër këmbë,

kaq jetë të marra peng,

pa kurrfarë brejtje ndërgjegje,

duke lënë pas brengën,

dhe lotin e nxehtë pa tretje.

Është i vërtetë rreziku që sjell,

gjithkund në botë, stresin mbjell,

ka njerëz që vdesin pa asnjë shkak,

të tjerë vdesin, e s’kanë as varr,

c’faj ka humani që do të jetojë,

c’faj kanë fëmijët që po i bllokojnë,

c’faj bëmë që na mbylle nga frika

s’rrimë dot më, s’na mban shtëpia.

Cili shtrat të polli, pjellë e djallëzuar,

në njerëzim të solli, me emër të kuruar,

të quajtën Coronë, qofsh e mallkuar,

u lodhëm të gjithë duke larë duart,

me maska në fytyrë na le pa frymë,

ditët e pranverës i mbushe me brrymë,

takojmë të dashurit, brrylat përplasim,

na dëgjojnë të tjerët, kur duhet të flasim.