DHE LULJA ME E BUKUR,VYZHKET PAK NGA PAK…!!
Një ditë do plakesh.
Rrudhat ,për mbi ballë.
Shtohen një nga një
Fillon të dhëmb këmba.
S’ka ,fuqi më dora.
Thinjat t’zbardhin kokën.
Si malin , dëbora.!
Të rinjtë buzëqeshur.
T’ thonë ,mirëmëngjes xhaxha.
T’ka ikur rinia.
Nuk ka më, shaka.!
Eeeeh do të thuash.
U plaka edhe unë.
S’eci si më parë.
Këputen,në gjunjë.!
Për rininë ,t’vjen keq.
Pleqërinë ,e kemi hak.
Dhe lulja më e bukur.
Vyshket ,pak nga pak…..!!
Zihni Ndregjoni aut.Shqipëri