Eja-Jana Tafilaj


Eja ku je ?eja po të pres

Me kafe në dorë do pres deri në mëngjes

Sytë më ngelën larg,përtej nëpër bjeshka

Eja po të pres si shumë të ka rën heshtja

Po të pres.. s’po të shikoj …..

Po më del nga vendi zemra

Nga dritarja po vështroj

Çdo natë me ty në ëndrra

Shpirti spo duron pa ty …

Mëndja seç po fluturon …

Për të parë ata dy sy ..

Zemrën shumë po ligështon

Eja mos më lërë me shpres

Do të pres deri në mëngjes

Kur të largohem ti mos qaj

Unë të prita s’të kam faj

Në botën tjetër kur të jem

Shpirt e mëndje tek ty do kem

Atje do bie në qetësi

Të mendoj për atë dashuri

Jana Tafilaj 7 ,10 2024 !