Për një këngë më ka marrë malli-


PËR NJË KËNGË MË KA MARR MALLI

Për një këngë më ka marrë malli

andej nga viset e mia

në ato vënde stërralli

dhe për lëndinat ku flija.

Nga shtroja xhakën mbi barë

në ato sheshe tëfili

me vete mbaja longaren

përzuier me këngë bilbili

Për një këngë na plasi xhani

se u tretëm në kurbet

të këndoj sa të jem gjallë

të mos vdes me daramet.

Shpirtin do ta lë në vargje

se smë vjen një tjetër jetë

të dëgjohet këngë labe

se as dheu nuk më tret.

Nga Godo Mehmetaj