Pranë pragut të shtëpisë
Dola në rrugë e ecja ngadalë e menduar
dielli sapo kishte lëshuar rrezet e tij
Një sqotë ngricë në gjithë tokën e borëruar
Të veshur trashë njerëzit dilnin nga shtëpitë
Qielli ishte i kthjelluar, por i ftohtë
Anës detit shkova të qetësohesha pak.
Më erdhi mendimi të shkruaja ndonjë shkronjë
Me dallgët flisja ngadalë dhe në celularë.
Për gjithë to që pashë isha si e hutuar
Për këtë jetë të trazuar dhe të shpejtë.
Ku ditënetët si zogj kanë fluturuar
Si lumi që natë e ditë në luginë rrjedh.
Asnjë s’ kthen kokën të shohë kë ka në krahë
Ku një i varfër të turret të të lypë pak cent
të mbledhë sado pak që mëngjesin të hajë
Ku dhjetra fëmijë të reckosur hipin në tren
Jemi bërë si ata robotë që dikur kishim dëgjuar
Të gjithë ikin, ikin me kaq shpejtësi
Në krahë kalojnë mijëra njerëz të vetmuar.
Kjo jetë që jetojmë është më shumë se çudi.
Brezi ynë nuk ngopej me bukë e me gjumë
Çfarë ndodhi në glob sikur nuk është e vërtetë.
Pse na iku buzëqeshja e ngrohtë e butë
Pse iku dashuria njerëzore mes nesh?