Veç unë e prish vetminë tënde-Behare Daja Kasa


Mund të jetë një imazh i 1 person dhe Santorini

Veç unë e prish vetminë tënde

Dhe i jap me sy ca ngjyra jete.

Pastaj të grish në të tjera ëndrra,

Ëndrra të vogla, jashtë çdo realiteti.

Dhe vjeshta qesh me çmendurinë time

E mbi flokë më hedh ca puthje gjethesh,

Ca zëra zogjsh gati për shtegtime

E ca fjalë të ëmbla poetike.

Veç unë e prish vetminë tënde

Dhe i jap me sy ca ngjyra jete.

Pastaj të grish në të tjera ëndrra,

Ëndrra të çmendura, jashtë çdo realiteti.

Behare Daja Kasa