E shikoni o njerëz katila…..


———————————

Ae shikoni o njerëz katila,o të çmëndur

si u rrjedhin fëmijëve në faqe pika loti

në sytë e tyre,frika,ankthi,është gëdhëndur

pse e bëtë këtë luftë ju,o ju vraftë Zoti.??

Pse e bëtë këtë o agresorë,o njerëz gjakatarë

ku ju kudo vdekje,varre nëpër botë po”mbillni”

do vijë një ditë,qe do ju tërheqin me litar zvarrë

ju,që veçse gjak,plagë dhe mjerim popujve po sillni.?