Pasuria që se kam
Në këtë botë të madhe, ku pasuria është një ëndërr
Unë kam një zemër të pasur,por pa asnjë thesar
Dashuria ime për ty,është më e çmuar se çdo gjë
Por ndonjëherë ndjej, se pasuria mungon për të ndarë.
Nuk kam ar,as diamante që shkëlqejnë
Por në çdo buzëqeshje tënde, unë gjej pasurinë
Të dua me çdo frymëmarrje,me çdo rrahje zemre
Dhe kjo dashuri është thesari im,që askush s’mund ta marrë.
Nuk kam një pallat,as makina të shtrenjta
Por kam një vend në zemrën time,që është vetëm për ty
Çdo moment i kaluar,është një perlë e çmuar
Dhe në krahët e tu,ndiej se kam gjithçka që dua.
Pasuria nuk është gjithçka,thonë shumë
Por dashuria është ajo që mbush zemrat me lumturi
Edhe pse s’kam pasuri për të ndarë
Mund të të jap zemrën time,dhe një botë të re të krijojmë.
Le të ecim së bashku, në këtë rrugë të thjeshtë
Dhe le të gjejmë pasurinë,në çdo hap dhe çdo kthesë
Sepse dashuria jonë është më e madhe se çdo pasuri
Dhe në krahët e njëri-tjetrit,ne jemi të pasur përjetësisht.
Nexhat Bexheti