TI DASHURIA IME E PARË-Suzana Rama


TI DASHURIA IME E PARË

Ah ti, dashuria ime e parë,

lule e vyshkur, e tharé,

mbyllur në skutat e thella,

mendjes, për tu harruar.

ti që më bëre të mbyllem,

në shpirt e në shtëpi,

akoma mirë pa lulëzuar.

ç’mu bëre ferrê nê tokën djerrë,

të zêmrës sime.

Ç’më vjen në sy kur pas tê kam lënë,

s’kam nevojë për ty as vetëm kur jam,

nê momente intime.

Ah ti dashuria ime e parë,

qê lulëzim s’pate kurrë,

ç’ke që më cëmbon e më lëkund,

si pendën e një zogu tê plagosur

që era pa mëshirë hedh kush e di se ku…

ti nuk ke më vënd këtu.

Kush të fton moj e paftuar,

t’më bêsh të skuqem,të turpëruar,

kur pas të lash, si një vizion,

që uragani i jetës shkatërron.

Ç’ke moj lanete që kur më deshe ,

s’më bëre dot për vehte

se erdhe kur nuk kuptoja,

dhe m’u largove tinëz kur nuk doja..

.Ah ti,dashuria ime e parë,

relike e vjetër,

pjellë e një shekulli tjetër

si shpata e Demokleut

mbi krye më qëndron e s’të bëhet vonë,

që edhe frymën më ndalon,

kujtimi yt vështrimin mjegullon.

Ndalu, jam e lodhur,

s’kam fuqi as të shtyj,

e as të të largoj …

Ik më mirë vete e më lër të qetë,

edhe pa ty është e bukur kjo jetë.