Nuk shëmtohet kurrë dashnia-Valbona Kolaveri


Valbona Kolaveri

NUK SHËMTOHET KURRË DASHNIA

Nuk shëmtohet kurrë dashnia,

As sytë e mallit

Që e lypin atë gjithkund,

Dhe aty ku ajo s’gjëndet

Shëmtohet

Vetëm ai shpirt që ka harruar,

Një shpirt tjetër,

Që mendonte se atë e kishte

Nuk shëmtohet kurrë dashnia,

As puthjet që për të kurë s’i jep

Dhe pse sytë përqafen së largu

Shëmtohet vetëm një shpirt,

Kur për një tjetër shpirt

Nuk vuan,

Dhe tjetri shpirt

Digjet tuj dasht pa dit.

V.Kolaveri

t