Mos thuaj jo-Kastriot Malo


Mos thuaj jo.

Sa dua
të ecim të dy
në rërën e lagur
s’ta mbaj të fshehtë.
Pa stacione
le të jetë kjo rrugë
jo si ky vit pa verë
me vija të bardha
njeriun e bëri të heshtë.

Le ta dehim shpirtin
me kupa ngyrash këtë vjeshtë.