Shkruaj emrin tënd-Godo Mehmetaj


Në kitarën time

të mbushur me këngë

herë me zërin tim

herë me zërin tëndë

Si dy zogjë te lirë

s,kemi lënë më vënd

bregut rërës së lagur

shkruaja emrin tënd.

Deti dëshmitari

kur luanim me valet

me këngët në buzë

belbëzonim fjalët.

Sa herë dëgjojmë këngët

jetojme si në ëndërr

ti shikon e qeshur

je futur në zëmër.

Shpesh herë jemi vetëm

me ty shpirti im

dëgjojmë këngët tona

i ruajme si kujtim.