Vjeshtë, thesar i artë-Vjollca Aliu


Mund të jetë një imazh i teksti

Shkrirë në ngjyrat e bukura të vjeshtës

Mbuluar me gjethet e rëna si ar

Mbushen sofrat bujare me bereqet

Djersa kthehet në thesar.

Natyra qëndiset me gjethe shumëngjyrëshe

Qielli pikturohet me re e vranësi

Toka flladitet, tash në stinën e artë

Shuan etjen e tokës i bekuari shi.

Vjollca Aliu