Me fjalën….Suzana Rama


Me fjalën….

Tek fjala do të ndal,

sot si për këshillë,

s’kushton aspak,

është e pastër, e dlirë.

Me fjalën zbulohesh,

krahët ajo ti shkurton,

që të mos zhgënjehesh,

pêrdore drejtë gjithmonë.

Me fjalën zbukurohesh,

trajtoje, ka shume vlerë,

edhe nëse zëmërohesh,

nga telashet të nxjerr.

Nga fjala në kuvend

vlerat e tua tregon,

në biseda, në çdo vënd,

zëmrën askush s’e shikon.

Fjalën ruaje të virgjêr,

asnjëherë mos e përdhos,

mos shaj, s’bën gjë tjetër,

formimin tënd tregon.

Fjala është edukatë,

me të vetëm mirësillesh,

me fjalëmirën, gjuhëmjaltë,

veç me mirësi mbështillesh.