PYLLI I THINJUR
Sonte dua ta shtyj mallin
Përtej imagjinatës
Të prek shpinën e bjeshkëve
Të fluturoj krahëhapur si zog mali
Të vendënumëroj yjet në qiell
Të vargoj bashkë me ëndërrën
Që më torturon.
Ëndërra merr krahë
Bëhem klandestin
Për të kaluar brigjet e dhimbjes
Harboj n’hyjesi
Vlagë e mërzisë netëve pa gjum .
Sonte u bëra heshtja e lotëve
Në merimangën e pazgjidhur
Që mbulon mallin e dhimbjen.
Gëzimin do e zbarkoj një herë tjetër
Rroj me prangat në shpirt
Që më ke vënë
Nga dita që u largova.
Etja më ngulfat në fyt
Saher që shkruaj për ty
Edhe sonte
Kur brenda heshtjes e dhembjes
Hëna prek shpirtin e rreckosur
Unë shfletoj stinët
Përfundoj tek pylli i thinjur
Me shumë të qara në shpirt.