Do të kërkoj në një mijë botë
Do të kërkoj në një mijë botë
Për ty, dashuria ime, me zemër të madhe
Dhe çdo yll që ndriçon natën
Do të jetë dëshmitar i ëndrrave të mia
Në çdo frymëmarrje, emri yt
Si një melodi, më thërret me pasion
Do të shkel në çdo rrugë, çdo vend
Thjesht për të gjetur dashurinë tonë, që s’ka fund
Në lumenjtë e lumturisë, do të notoj
Ne sytë e tu, reflektimi im jeton
Edhe në errësirën më të thellë
Ti je drita që më ndihmon të shoh
Do të kërkoj,gjer sa të kem ftymë
Unë jam i vetmuar,i skajuar
Nuk kam nënë,vëlla, motër
S’ka kush të më shëroje shpirtin
Do të kërkoj,në çdo qoshe të botës
Për të gjetur,buzëqeshjen tënde, si dielli
Me ty dua ta shoh lindjen dhe perëndimin e diellit
Sepse në çdo hap,çdo hapësirë,ishe ti
Edhe pse bukuria është këngë e rezikshme
Reziku për mua është,folje asnjënëse
Dashuria jonë do të jetë e përjetshme, si një legjendë
Nexhat Bexheti