Ç’është poezia…Rubjana Nika


Poezia është ndjenjë,

është dhimbje,

poezia është melodi,

është grindje,

poezia është zë

nga brenda ushton,

poezia është frymë,

jetën ta lehtëson.

Poezia gëlon

brenda shpirtit cunam,

poezia ndriçon,

brenda zemrës fanar.

Poezia është fllad

për shpirtin e përvëluar,

poezia është melhem

për zemrën e lënduar,

poezia është zjarr

për ndjenjën e ngrirë,

poezia është jetë

për trupin e mpirë.

poezia është diell

në netët e dhjetorit,

për shpirtin e poetit,

për mendjen e vjershëtorit.

Përshëndes Revistën “Mesdheu”dhe anëtarët e kësaj faqeje me rastin e muajit të Letërsisë,Tetorit.