PRITË E PRITË MU LODHËN SYTË!
Të prita mike të vije
ta shkonim vapën në hije
ta shtrova xhakën të flije
vetëm ëndërra të shihje.
Kërkoje ujë të pije
të tjerta gjëra nuk dije
dëgjoje këngë bilbili
lozje me lule tërfili.
Zogjtë pemëve nxitojnë
ndërtojnë folët e këndojnë
krahët hapur futurojnë
sqep më sqep dashurojnë
Mike që më vjen në ëndërra
eja vetë nesër mbrëma
kënga më mbeti në grykë
pritë e pritë mu lodhën sytë.