Shire Dhima
Mali me rërë!
Nuk doja të thërmohej ai mal
Grimcat që binin si lot ,s’mund t’i pranoja
I jepja nga fryma ime të ishte gjallë
Sa lavde kam thurur për këtë mal
Perëdinë kam zbritur në tokë
U shuan dhe fjalët nuk janë më gjallë
Enigmë qënka kjo botë .
Nuk dalin më fjalë gjëkundi
Muza për të qënka hirosur
Zhgënjimin ky mal më shkundi
Tani as gjallë ,as varrosur.
Si vallë qënka rritur me rërë
Rërën era e ka përzëmër
Tani është shkrirë i tërë
Gjëkundi nuk shoh asnji emër.
E doja shumë atë mal!
Shpirti hapur porta frymëzimi
Me vete ka marrë çdo fjalë
Mbi lëndina muzash,biskuar fjalë që ndrinin.