MË NGJAN ME DASHURINË Suzana Rama


MË NGJAN ME DASHURINË

Pranverë e bukur që ndrit,

ti më ngjan shumë me dashurinë,

edhe pse e brishtë si pas dimrit,

m’i ndjell ëndrat nëpër ditë.

Me blerimin veshur gjithandej,

gjaku që vlon, më vërshon në dej,

fushat,me lule në çdo skaj mbushen,

më kujtojnë atë të ëmblën, puthjen.

Pranverë e bukur plot fllad,

në shpirtin tim, vizionet hap,

zgjon dëshirën të shkoj me vrap,

të vallzoj, të këndoj në çdo hap.

Si dikur, fëmijë në zabele,

të thur me shoqet,kurora luledelesh,

nën ferrë ti gëzohem, manushaqes,

ti them me zëmër, të dua paqes.

Pranverë e bukur, ti s’më trishton,

as në ditët e tua, mbushur me shi,

kalëroj gëzueshëm mbi re, hazdisur,

përmbi Pegasus-in,me flatra qëndisur.

Zbritur bashkë me agimin, në mëngjes,

përmbi petalet çelur plot me vesë,

ndjej ëndjen, puthjen,shpirtin fluid,

që dashurohet më shumë çdo ditë.

Thonë se gati në çdo stinë,

ka përherë nga pak pranverë,

ndërsa për ne, për vet’ humanin,

dashuria vjen vetëm një herë.

Eh sikur edhe në stinët e mia,

të vinte nga pak e ëmbla, dashuria,

do të isha krejtësisht e dehur ato ditë,

shpresës, dashurisë do ti jepja kaltërsitë.

Por dashurinë e madhe si det,

do ta mirëprisja si ditën e parë,

do ta jetoja me të njëjtin intensitet,

qoftë kjo dhe me gabimet e pa faj.

Tiranë

Suzana Rama