AI TË NXORI NGA JETA IME-Urim Mezini


AI TË NXORI NGA JETA IME

Sa mirë shkonim të dy bashkë

Por tani,të ndarë kemi përfunduar

Dhimbja duket,t’ketë hyrë në palcë

Dimri i ftohtë,shpejt është afruar

Të gjitha ç’patëm ,vetë i shkatërruam

Dashurinë,me dashje e flakëm në lumë

“Dikushin”,që njëherë moti,vetë e afruam

U fut në mes ,dhe të largojë nga unë

Shkakun e arsyen,si ndodhi,s’e mësova

E për këtë ,nuk jam aspak i penduar

M’vjen keq,që me zemër të dashurova

Kjo po,shpirtin shumë më ka lënduar

Ndoshta ai, të dha më shumë se unë

Apo ndoshta,të bëri më shumë premtime

Këto,tani s’kanë më rëndësi shumë

Sepse ai, të nxori nga jeta ime

Një ditë, e di,ti do të pendohesh

Dhe nuk do të jemë,aspak, i habitur

Sepse ti,e di strehën ku lumturohesh

Ndaj,gjithmonë do t’jemë duke t’pritur.

Urim Mezini Torino Itali