Gladiola Jorbus
Jam një lule –
në kopshtin e shtëpisë sime.
Por nuk ekzistoj –
në asnjë atlas gjuhësor,
në asnjë gjerësi gjeografike.
Valëvitem mbi kutinë e Pandorës,
mbi inicialet e emrit tim,
mbi tempullin e purpurt qiellor.
Hapësira e errët më ndjek nga pas
si bishti i gjarprit luspargjendtë.
Një diell i zbehtë shndrin
mbi kalvarin torturues,
ku dora e padukshme e Zotit
tund një degëz ulliri.