ËNDËRR POETI-Ismail Dushi


ËNDËRR POETI

Eeh poet,poet!

Sa zemër t’madhe

që ke!

Don botën ta fusësh

në të!

Me shpirtin e bukur

të bardhë,ëndërron,

botës mbarë ti japësh

dritë,natë e ditë!

Me syrin e mirë,

mundohësh të

mbërthesh të tërën

botë,bukurinë t’ia

shtosh!

Me vargjet tuaja,

mundohësh,me gëzim

tërë fëmijëve të botës,

zemrat t’ua mbushë!

Humnerat mundohêsh,

në lëndina ti shëndrrosh,

fusha me lule e blerim

t’ua bëshë!

Eeh poet,poet!

Ti do,që botën ta

shëndrrosh në

parajsë ne engjëj

pa djajë!