Migjeni  në vargjet e mia-Nga Përparim   Hysi


1.Në ditëlindjen e MIGJENIT *

Ja… u mbushën 100-vjet,pse më dukesh prapë i ri?
Prozator,por dhe POET(më të bukur s’kish se ti)
Ti i bëre mushkëritë copë,për punëtorin dhe fshatarin

ZEMRA JOTE SA NJË BOTË( NË TË GJEJE QYTETARIN)

Realitetin vizatove si piktor,por pa penel
Dhe mjerimin e dënove gjer në rranj e ca më thellë.
Ngrite zërin si trimosh,zëri yt u bë kambanë
Ndaj më je aq bukurosh (ndaj të gjithë MIGJEN,të duam.)

Ti me shkrime promotor,në gjithë shkrimet si risi
Ishe gjithë si meteor, i bekuar nga PERËNDI
Sot u mbushën 100-vjet(do kalojnë vjete e shekuj)
PROZATOR dhe POET:kurrë nuk ke për të vdekur.
*shkruar më 13 tetor 2011

2.Thirrje  MIGJENIT




Nëma grushtin tënd,të ligjshëm,MIGJEN!
T’u bie mu në surrat politikanëve
T’i shoh si dridhen në Parlament
Ku bëjnë si qensallhane.

Hajde bashkë me mua në Parlament
Të shohësh se  ç’sehir!
Sikur vinë nga tjetër planet
Të gjithë me një fytyrë.

Askush tek ne që u dhamë votën
Nuk vjen qoftë dhe për një hall
Të “lodhur” janë,gjezdisin botën
Në Parlament bëjnë rrumpallë.

Nëma grushtin tënd,të ligjshëm MIGJEN”
T’i heqim nga “arena”
Se  e kthyen PARLAMENTIN,MIGJEN!
Si arenë kur përleshen “dema”.

Nëma grushtin tënd,të ligjshëm,MIGJEN!
T’I godasim fortë!
Mos i shohim të”lozin” si në skenë
SE ndryshe po kthehen në skortë.

3.Poetët që vdesin të rinj

Janë me dhjetra POETËT që kanë vdekur të rinj
Dhjetra plagë mua më janë hapur në shpirt.
Më dridhet zemra  dhe kam dhimbshuri
Sa herë që i kujtoj(edhe sot,çuditërisht)

Ndjeva dhimbje.kur në duel u vra PUSHKINI,
Në duel dhe LERMOTOVI,ndërsa SHELLI u mbyt në liqen
Lot lëshova kur vari veten ESENINI
Por dhembjen më të madhe,kur ndërrove jetë  MIGJEN!

RRESHPJES “i veshën këpucë të reja”
NDOC GJETJA dha shpirt në”shtëpi të botës”
Është mirë që shkaktarëve mu mbi kokë t’u bjerë rrufeja
Nga dhimbja po më luan çarku i kokës.

Vargu i tyre,mjerisht është i gjatë
Dhe të gjithë nuk i qan dot në një vjershë
POETËT që vdesin të rinj,më hapin plagë
Çdo plagë rri e hapur dhe rrjedh.

Hiqe dekoratën.kryeministër!
Se vdiq KOZETA 15-vjeçare në VERMOSH.
Shkele me këmbë dhe ti shëndetësisë ministër!
Të vdesësh në këtë moshë( a nuk është paradoks?)

Po ku është shteti,ky gjumshi i neveritshëm
Që s’kujdeset për shtetasit,po fle e bën pallë.
Kujt i kapërdisesh me dekoratë kryeministër
Bashkë me ministrin e shendetësisë  turpin  e kini mbi ballë.

Bukuria,siç duket,prapë po vret
Si në kohën tënde,i pavdekshmi,MIGJEN!
KOZETA e bukur,përmendore e turpshme,për ty shtet!
KJo martire e pafajshne për ju si anatemë.

Se emër tjetër hiç nuk meritoni
Kur shtetasit i lini në dorë të fatit
Pushtein që kini e turpëroni
Kambanë i bëj vargjet prej inatit.

* ka ndodhur më 5 mars 2003 dhe,që të nesërmen, me paturpësi,Presidenti dekoroi edhe kryeministrin NANO,por edhe ministrin e shëndetësis Mustafa Xhani.

5. Kur Enveri “vodhi OSO BAKALLIN”  *

Enver Hoxha e “vodhi Oso Bakallin”
Dhe urdhëroi:-“Të çelen arkapija!”
Të ruajmë,-tha,- të pastër moralin
SE moral të pastër ka partia.

-A e patë se ç’ndodhi në Tepelenë?
Dy të rinj komunistë ranë”therorë”?!
Kjo ndodhi veç nga një”thashëethemë”
Të vihen “thashëethemexhinjtë”  në terror.

Të ngrihemi të gjithë e t’i këputim kokën
Atyre që me gjuhën eligë na bëjnë pis
Si mund të hedhin baltë mbi kohën,
Mbi kohën e”ndritur” të partisë?

Urdhëroi:-   Të ruhet i patër morali
Armiqtë t’i ndëshkojë rreptë partia
Dhe ashtu si OSO BAKALLI
Enveri çeli “arkapija”

*Oso Bakalli- personazh i Migjenit
Në Tepelenë dy të rinjtë vranë veten.